Sot në Prokurorinë e Tiranës u zhvillua një mbledhje e thirrur nga drejtuesja e këtij institucioni, Elisabeta Imeraj, ku mori pjesë Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, së bashku me vartësit e tij, shefat e 6 komisariateve dhe krimeve të rënda.
Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, mëson se u diskutua mbi dosjet e vjetra ose të pazbardhura, ato që konsiderohen pa autor por edhe ato të mbetura në sirtar.
Nga ana tjetër u diskutua edhe mbi aktivitetin kriminal që zhvillohet në kryeqytet, por edhe sa i përket Call Center-ave. Report Tv raportoi pak ditë më parë mbi Call Center-at që mashtronin qytetarët, hetim që vijon të jetë i hapur.
Vetëm prokuroria e Tiranës ka 7 procedime penale, nga ana tjetër edhe Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, e cila nëpërmjet letërporosisë së mbërritur nga autoritetet gjermane ka edhe ajo një hetim të veçuar, dhe janë hetimet që do kalojnë në filtra dhe do vënë para drejtësisë personat e përfshirë.
7 procedime nga Prokuroria e Tiranës, ku rezulton se pas Call Center-ave që kryejnë një aktivitet të paligjshëm në vend, përmes platformës FOREX, mashtrojnë qytetarë kryesisht të huaj.
Ata kanë një aktivitet të ligjshëm Call Center-i dhe telemarketingu i produkteve shtëpiake, por brenda kësaj aplikojnë platformën FOREX duke mashtruar qytetarët e huaj që të investojnë.
Sondazhi i ditës:
A duhet ti jepet Bashës një shans tjetër për të drejtuar PD-në?
-
Po
47.9%
-
Jo
47.9%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 3140
Lajme të tjera
-
Nëpër rrugët e Tiranës, arrestohen 16 shoferë të dehur brenda një jave! Mbi 3300 gjobiten
5 Qershor, 13:01
-
EKSKLUZIVE/ Momenti i përplasjes fatale në Bërxullë ku vdiq 10 vjeçari! REPORT TV sjell videon e aksidentit tragjik, makinat me shpejtësi skëterrë
5 Qershor, 12:56
-
Basha: Berisha i shqetësuar nga rikthimi im! Ish deputeti demokrat i bën thirrje: Kafsho 'ujkun'! Duhej ta kishe bërë në 2013, por dhe tani na ke prapa
4 Qershor, 18:58
-
Mbante me vete drogë dhe ekstazi, arrestohet 25-vjeçarja në Tiranë! Në banesë iu gjet dhe një armë
4 Qershor, 13:33
-
I dha 330 mijë lekë ryshfet Sekretares së Përgjithshme të 'Shëndetësisë', ndalohet administratori dhe inxhineri i kompanisë që fitoi tenderin
4 Qershor, 13:21
-
Java Italiane e Kulturës/ Zhvillohet në Liqenin e Tiranës gara ‘Vrapo për autizmin’, i bashkohet edhe ambasadori Bucci
4 Qershor, 11:51
-
Dukagjin Lipa shfaqet me Veliajn te Piramida: Lali ecën vetëm përpara
4 Qershor, 11:35
-
Tiranë/ Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 10-vjeçari në Bërxullë, arrestohen shoferët e dy mjeteve, një prej tyre rezultoi në gjendje të dehur
4 Qershor, 10:14
-
VIDEO/Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen 2 makina në fshatin Bërxullë! Njëri mjet përfundon në lokal, humb jetën fëmija 7 vjeç që ishte brenda
3 Qershor, 19:25
-
Turi i falenderimeve, Veliaj: Akti më i madh patriotik është që Tirana të ecë përpara!
3 Qershor, 17:24
-
Veliaj në Njësinë 10: Fitorja e 14 Majit, përgjegjësi e madhe për të bërë më shumë punë, me përulësi dhe mëngët e përveshura
3 Qershor, 12:43
-
Personazhe publikë, muzikë nga Sanremo e fishekzjarrë! Si u festua 77-vjetori i Republikës Italiane në Tiranë, ambasadori Bucci: Shqipëria e Italia, si një popull i madh
3 Qershor, 11:38