Renea dhe nga Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit vijojnë operacionet e befasishme në vend, ndërsa kanë zbarkuar sot në Shkodër e Fier.
Operacioni po zhvillohet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.
Aktualisht po ushtrohen kontrolle në lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike. Burimet konfirmojë se deri më tani ka disa persona të shoqëruar që po verifikohen.
Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse.
Kjo është dita e dytë e këtij aksioni të Policisë në vend, ndërsa një ditë më parë u zhvilluan kontrolle të befasishme në 5 qytete, Elbasan, Lushnje, Fier, Vlorë e Durrës.
Si rezultat i këtij operacioni, mbrëmjen e djeshme u shoqëruan dhjetëra persona, ndërsa në Vlorë u arrestua Edison Begaj, të cilit iu bë atentat në prag të shtëpisë disa javë më parë.
"Report Tv" publikoi më herë gjatë ditës së sotme edhe videon e momentit të arrestimit të Begaj, i cili u kap në një lokal, ku po qëndronte me miqtë e tij. Gjatë kontrollit, Begajt iu gjet në çantë një pistoletë pa leje dhe një krehër me 5 fishekë.
Foto nga operacioni i Policisë
Foto nga operacioni i Policisë
Foto nga operacioni i Policisë
Policia ka ndërmarrë një operacion pasditen e sotme në Vlorë për parandalimin e lojërave të fatit dhe kapjen e personave me precedent penal. Gazetari i "Report Tv", Armand Xhelili, bën me dije se po ushtrohen kontrolle në ambientet që frekuentohen nga persona me precedent penal, kryesisht me tendencë krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar dy persona, pronarë të pikave të lojërave të fatit, si dhe janë shoqëruar disa të tjerë. Po ashtu janë bllokuar 5 pika lojërash fati. Bëhet me dije se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, deri në goditjen e plotë të paligjshmërisë.
Ky operacion në Vlorë vjen vetëm një ditë pas aksionit blic të RENEA, ku u bënë kontrolle në disa ambiente, për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.Si rezultat u arrestua edhe Edison Begaj, të cilit iu bë atentat pak kohë më parë, në pragun e shtëpisë.
"Report Tv" publikoi më herë gjatë ditës së sotme edhe videon e momentit të arrestimit të Begaj, i cili u kap në një lokal, ku po qëndronte me miqtë e tij. Gjatë kontrollit, Begajt iu gjet në çantë një pistoletë pa leje dhe një krehër me 5 fishekë.
Boll me show o plera, po kapni organizatoret e lojrave te fatit dhe kriminelat, Jo hallexhinjte se lat nam, ju vrafte zoti, Njerez pa karakter.
Përgjigju