Ngjarje kriminale të pazbardhura, rikthimi i atentateve me tritol si ndaj jetës e pronës. Kjo do të sjellë lëvizje në policinë e Tiranës, ku pritet të ketë ndryshime nga shefa komisariatesh dhe drejtues departamentesh.
Në bilancet 3 dhe 6 mujore të 2022 rezulton se Tirana ka pësuar ulje të zbulueshmërisë së ngjarjeve kriminale dhe parandalimin e tyre. Pritet që si Shkodra ku për herë të parë u emëruan 17 oficerë karriere, ky standard të aplikohet në të gjitha qarqet e vendit.
Report Tv mëson nga burime pranë drejtorisë së përgjithshme se disa prej komisariateve kanë neglizhuar denoncimet e bëra në komisariatin digjital për krime ndaj mjedisit, pronës, shpërndarjes së drogave dhe ndotjes akustike.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)