Ngjarjet në Vaqarr dhe Shënkoll, PD:
Siguria në burgje në degradim total

Ngjarjet në Vaqarr dhe Shënkoll, PD:<br />Siguria në burgje në degradim total
Pas dy ngjarjeve në burgjet e Shënkollit dhe të Vaqarrit ka reaguar Partia Demokratike duke i cilësuar si tronditëse, ndërsa akuzon se siguria në vend përkeqësohet çdo ditë pa kthim.
 
"Plagosja me armë nga jashtë, e një të dënuari në Vaqarr gjatë orarit të ajrosjes dhe shpërthimi i zjarrit që mori jetën e një të dënuari tjetër në burgun e Shënkollit, tregojnë degradimin total të çdo standardi sigurie në vend, nën qeverisjen e Edi Ramës që edhe burgjet si çdo sektor tjetër i sheh si një mundësi pasurimi e punësimi militantësh e si një hambar të madh tenderash"thuhet në reagimin e PD.
 
 Në burgun e Shënkollit gjatë ditës së djeshme humbi jetën një i burgosur si pasojë e një zjarri që ra pas shpërthimit të një bombole gazi, ndërsa 9 persona të tjerë, mes tyre të dënuar edhe punonjës u lënduan lehtë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa po gjatë ditës së djeshme në burgun e Vaqarrit mbeti i plagosur Lili Dulaj nga Kosova, ndërsa pas zbardhjes së ngjarjes rezultoi se objektiv i atentatit ishte Gazmir Daci, i cili kishte vrarë Valmir Kolaverin dhe plagosur Robert Kolaverin në 4 nëntorit 2015, ndërsa vëllai i tretë Ergys Kolaveri tentoi të hakmerret për ta vrarë nga jashtë burgut, por shënjestra ishte e gabuar, pasi u plagos Lili Dulaj.


Deklarata e plotë e PD
Brenda ditës, në dy burgje që edhe emërtesën e kanë institucione të sigurisë, kanë ndodhur ngjarje tronditëse që dëshmojnë se siguria në vend përkeqësohet çdo ditë pa kthim.
 
Plagosja me armë nga jashtë, e një të dënuari në Vaqarr gjatë orarit të ajrosjes dhe shpërthimi i zjarrit që mori jetën e një të dënuari tjetër në burgun e Shënkollit, tregojnë degradimin total të çdo standardi sigurie në vend, nën qeverisjen e Edi Ramës që edhe burgjet si çdo sektor tjetër i sheh si një mundësi pasurimi e punësimi militantësh e si një hambar të madh tenderash.
 
Kur nuk ka siguri në institucionet e sigurisë së lartë, atëhere pasiguria ka pllakosur vendin dhe qytetarët nuk gezojnë të drejtën dhe mbrojtjen minimale.
 
Vetëm një muaj më parë, u pushtua me maska e me armë aeroporti i vetëm ndërkombëtar në vend, dhe për këtë ngjarje e këto zhvillimet e djeshme në burgje, ende nuk ka asnjë përgjegjësi. Rrugët përgjaken çdo ditë nga aksidentet, krimet kundër jetës janë shtuar, ndersa Edi Rama bën propagandë me tollonin e naftës.
 
Kryeministri në ikje ia ka lënë vendin bandave e trafikantëve të tij, me pushtetin që ndan çdo ditë me krimin.
 
Partia Demokratike garanton qytetarët që do të shtypë pa mëshirë krimin e do të sjellë për shqiptarët rend e siguri.​



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois