Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska ka qenë e para që ka dhënë dorëheqjen nga posti që ajo drejton prej vitit 2006 pas ngjarjes në Kumanovë ku humbën jetën 22 persona.
Pas saj edhe drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijallkov është dorëhequr nga detyra. Mijallkov një nga protagonistët kryesor të politikës në Maqedoni dhe se njeriu familjar i kryeministrit Nikola Gruevski. përmes një letre të bërë publike, Mijallkov e argumenton dorëheqjen e tij me krizën politike në vend.
Por Jankullovska nuk është ministrja e vetme që ka dhënë dorëheqjen, bashkë me të është larguar edhe ministri i Transportit, Mile Janakievski.
Dorëheqja e 2 ministrave është konfirmuar pasi kryeministri Nikola Gruevski i ka dorëzuar Parlamentit, propozimet e reja për ndryshime në Qeveri, të dy ministrave, që konsiderohen si bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
Për ministër të brendshëm është propozuar Mitko Çavkov, drejtori i deritanishëm i Drejtorisë së Sigurimit Publik, ndërsa për ministër të Transportit Vlado Misajllovski.
Dorëheqja e dy ministrave dhe Mijallkov vjen pas aksionit policorë që ndodhi në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë ku mbetën të vrarë 22 persona, mes tyre 8 policë, por edhe krizës së politike që ka kapluar prej ditësh Maqedoninë.
Mediat maqedonase raportojnë edhe për dorëheqje të tjera të pritshme tashmë në hierarkinë e MPB-së, megjithatë përveç Jankullovskës, Çavkov dhe Mijallkov ende nuk ka emra të tjerë të publikuar.
Ndërkohë mediat vendase raportojnë se pritet të dorëhiqet dhe Prokurori i Përgjithëm, Marko Zvrlevski.
Letra e Dorëheqjes së drejtori të DSK Sasho Mijallkov
Kjo është letra e Mijakolvit drejtuar Nikolla Gruevskit, njofton TetovaSot.
“I nderuar Kryeministër,
Nderi më i madh në jetë është që t’i shërbejë atdheun tim Maqedonisë në pozitën e përgjegjshme.
Pozita që mu besua mua e kam kryer në mënyrë patriotike dhe me përgjegjësi, veçanërisht në interes të vendit dhe qytetarëve.
Qytetarët e dinë më së miri se Maqedonia ka suksese të shumta në fushën në të cilën unë veprova. Disa nga këto suksese ishin mit i vërtetë në bisedën në mes të qytetarëve, dhe i folnin me krenari.
Unë dua të shpreh mirënjohjen time për besimin dhe për që lejuar që të jen pjesë e ekipit, e cila sjell progres për vendin tonë dhe për të mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore.
Ju keni mbështetjen time të plotë. Në interes të Maqedonisë, duke parë se në qoftë se unë e bëj këtë do të ndihmojë në tejkalimin e krizës politike, të cilën e ka imponuar opozita me sjelljen e saj, duke patur parasysh se e vërteta dhe argumentet janë në anën tonë dhe e gjitha me kalimin e kohës do të bëhet më e qartë.
Unë dua t’ju informoj se kam dhënë dorëheqjennga posti i drejtorit të Sigurimit dhe Kundërzbulimit”, thuhet në dorëheqjen e Sasho Mijalkovit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Nënkryetari i Parlamentit Evropian kërkon dorëheqjen e Gruevskit