Ngjela:Berisha më i rrezikuar nga
drejtësia,Rama e Meta të trembur

Ngjela:Berisha më i rrezikuar nga<br />drejtësia,Rama e Meta të trembur<br /><br>
Avokat Spartak Ngjela i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv shprehet se deputetët e opozitës që krijuan trazira në Kuvend në momentin e zgjedhjes së Kryeprokurores së re do të ndëshkohen. Pavarësisht se sipas tij, Rama është kundër, kryeprokurorja e re dhe Xhafa janë vendosur para provës.

Gramoz Ruçi ka kallëzuar 10 deputetë të opozitës në prokurori. Ata kanë bërë denoncimin, e ka bërë Kuvendi. Është vendosur para provës edhe prokurorja e re edhe Xhafa nëse do të çojnë deri në fund goditjen penale. Unë them se do ta çojnë deri në fund, por sipas shenjave kanë Ramën kundër.

Unë konstatoj se është kundër dhe mendoj se prandaj ka shkuar në Amerikë. Nëse ti i ke rënë me grusht parlamentit do të presin dorën. Kështu do të hyjmë në BE ne me këta çakej, që janë kundër SHBA? Ç’punë kanë ata me Ramën. Janë kundër konceptit amerikan për reformën, Rama atë do.

Por është marrë Kushtetuta dhe je në KE, në një anë ke kërkuar negociata. Nga shenjat që shoh politikanët janë të trembur sepse janë me probleme. Rama doli kundër Reformës kur bëri marrëveshje me Bashën për ta bllokuar.

Atyre marrëveshjen ua dha zyrtari amerikan dhe iku, nuk kanë pasur nevojë të ulen dhe ky gjeti shkakun për ta marrë për të bërë një marrëveshje deri sa të sfumonin Reformën. Por, ditën e tretë që u shpall rezultati, Amerika i tha Ramës “Nuk ka më nuk ka 71, ai u mërzit shumë që mori 74, iu prish marrëveshja”. Berisha ka mentalitet provincial, i bie ambasadorit, por jo Amerikës direkt".

Por kush është më në hall nga Reforma në Drejtësi sipas Ngjelës, Meta, Rama, Berisha apo Basha? “Berisha është më i ekspozuar se është me një klan shumë të madh, i kanë ndodhur shumë gjëra, që janë pezull, Gërdeci, 21 Janari, që kanë qenë në procese penale, është familja e implikuar. Ka shumë, sepse ishte më i dobëti, e kujtoi pushtetin si Hoxha, por ligji iu kthye si bumerang. Meta, Rama dhe Basha janë të trembur” tha ai. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit