Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk mund të jetë në Parlament në shtator sepse nuk e lë ligji i dekriminalizimit. Deklaratën e ka bërë një njohës shumë i mirë i ligjit siç është avokati i njohur Spartak Ngjela. Në studion e Repolitix në Report Tv Ngjela tha se neni 2 i ligjit e thotë shumë qartë këtë.

Ai tha se nuk është vetëm një njeri, por bashkë me familjen, dhe kjo nuk është aspak gjë e vogël.

"Kemi njërin që është “non-grata”, me gjithë familjen. E keni dëgjuar deklaratën e Blinken? E pra, është “non-grata” dhe KQZ në bazë të këtij neni të shpalljes “non-grata” nuk duhet t’i japë Berishës mandatin e deputetit. Në shtator ai nuk duhet të jetë në parlament. Vetëm nga ajo deklaratë e kap neni që nuk e lejon të hyjë në parlament", tha Ngjela.

Ngjela tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do t'i japë mandatin. 

Neni që e pengon Berishën të jetë në Kuvend në shtator

Pasditen e 19 majit, Sekretari amerikan i Shtetit njoftoi se  SHBA ka futur në 'listën e zezë' Sali Berishën dhe familjen e tij. Blinken firmosi kështu fundin e palavdishëm të një politikani kaq të rëndësishëm. Në argumentimin e DASH thuhej se ky vendim ndaj Berishës vjen pasi  është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. Një ditë më vonë Berisha paditi Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje. Ai është shprehur se do të jetë në Kuvend në shtator, ndërkohë që në Kuvendin Kombëtar të PD u duartrokit nga demokratët, si një mbështetja që ata i dhanë në këtë 'luftë' që Lideri historik i ka hapur demokratëve.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:54
Avokat Ngjela i ashpër: Mendjelehtësia e Saliut po e çon PD-në drejt anti amerikanizmit

1626982953_spartak.jpg

Duke folur për Partinë Demokratike, avokat Ngjela tha sonte në Repolitix se mendjelehtësia e Saliut po e çon PD-në drejt anti amerikanizmit. Sipas tij është prioritare për PD që të bëjë hapa drejt Uashingtonit.

'Ajo është parti e Saliut, po ti biesh Saliut do ikësh në atë parti. Disa që vetëm ngritjen pikëpyetje ikën. Se si do të vejë ngjarja e tyre në momentet kur do të fillojë goditja nuk e di. Goditja do të fillojë për pronat zotëri dhe nuk mund të të mbrojë dot askush. 2 ekspertë më kanë thënë që po të mos ishte korrupsioni që nga viti 2000 deri në vitin 2013 Shqipëria do të ishte Zvicër.  PD nga mendjelehtësia e Saliut po krijon një involvim si parti antiamerikane. Kjo e dëmton një parti të djathtë, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën. Po godite Amerikën kur je parti e djathtë shkon drejt fashizmit. PD masive anti amerikane nuk mund të ketë", tha avokat Spartak Ngjela.

Sipas tij Basha nuk mund të ndahet nga Berisha, është vasal.

"Ai nuk është bërë kryetar partie me meriton e tij por është katapultuar aty", tha Ngjela.