Ngjela: Çadra e Saliut do jetë
objekt i një humori të madh e të zi
Për Spartak Ngjelën protesta e PD përpara Kryeministrisë nuk lidhet me standardet e zgjedhjeve. Përmes një statusi në Facebook, Ngjela shkruan se Basha dhe Berisha si organizatorë të protestës, luftojnë për mbijetesë.
Për Spartak Ngjelën protesta e PD përpara Kryeministrisë nuk lidhet me standardet e zgjedhjeve.
Përmes një statusi në Facebook, Ngjela shkruan se Basha dhe Berisha si organizatorë të protestës, luftojnë për mbijetesë.
Ai ironizon më tej çadrën në Bulevard, duke shtuar se "ka nga ata që me sarkazëm pyesin: "ç'thotë çadra e Ali Babës?"".
"Çadra Sali, në të ardhmen a afërt, kur shqiptarët do të marrin vesh me fakte bëmat e çadërhanëve, do të jetë objekt i një humori të madh e të zi", shkruan Ngjela.
Postimi i Ngjelës: Mos mendoni për asnjë çast se Berisha dhe ekipi i tij e kanë mendjen te zgjedhjet dhe te çështja e zhvillimit demokratik të Shqipërisë: ata luftojne për mbijetesē.
Por a do ta arrijnë mbijetesën e tyre!
E kanë krejt të pamundur.
Po përpiqen ndërkohë kudo në Perëndim, me para dhe me gënjeshtra, por të gjithë perëndimorët, dhe, sidomos politika e lartë amerikane, po tallet me ta. Ka nga ata që me sarkazëm pyesin: "ç'thotë çadra e Ali Babës?"
Dhe kanë të drejtë të tallen kështu me "kreshnikët" e Çadrës.
Por mos mendoni që ky fakt është dhe përbën turp për ata që nga "halli që u ka rënë mbi kokë" vërtiten gjithë ditën e ditës në jerm: ky fakt është turp për të gjithë shqiptarët që i mbajnë ende dhe dëgjojnë çjerrjet fonike të vjedhësvev të etyre.
Te gjithe janë afër fundit. Kjo është arsyeja që do t'i shihni nervaprishur këto ditë. Askush nuk do t'i pyesë më për vetingun. Ai do të fillojë të funksionojë këtë javë.
Politika amerikane është garanti që ka shpjeguar gjithçka ndërkombetarisht dhe do të drejtojë me personalitet të gjithe procesin e Reformës në Drejtësi këndej e mbrapa.
Tregu ballkanik me qëndër në Tiranë do të bëhet, do apo nuk do Çadra; duan apo nuk duan kundërshtarët e aleancës shqiptaro-amerikane... dhe të tempit gjermano amerikan për tregun ballkanik.
Shqiptarlt nuk kanë më kohë për të humbur.
Çadra Sali, në të ardhmen a afërt, kur shqiptarët do të marrin vesh me fakte bëmat e çadërhanëve, do të jetë objekt i një humori të madh e të zi.
Ajo Çadër e ka krejt të pamundur të rikrijojë një tragjedi shqiptare. Eshte një pakogjë për aleancën shqiptaro-amerikane.
Prandaj, viti 2017, do jetë për shqiptarët ashtu si e përshkroi dje Donald Lu. Kjo është e sigurt...
Mbijetesa e Çadrës është pamundësi absolute.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
30.9%
-
Gafë
63.7%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 1222
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës
9 Janar, 08:16
-
Ndiqni instinktet tuaja në vendimet që merrni, veçanërisht në vendin e punës, horoskopi për sot
9 Janar, 08:10
-
'Transformim epokal i sektorit energjitik', Rama ndan pamjet e vitit 2013: Shqipëria ishte vrimë e zezë mes Europës, me radhët e gjata të gjysmës së popullit
9 Janar, 08:09
-
Media kolumbiane 'Semana': Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri
9 Janar, 08:01
-
SHBA/ Zjarret jashtë kontrollit në Los Anxhelos, përfshijnë edhe Hollywood Hills, shkaktojnë 5 viktima! Presidenti Biden anulon vizitën në Itali
9 Janar, 07:46
-
Maqedoni e Veriut/ Universiteti i Tetovës heq nga puna ish-zv.kryeministrin Artan Grubi! U shpall non-grata nga SHBA
9 Janar, 07:20
-
Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (EMRI + VIDEO)
8 Janar, 23:55
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja
8 Janar, 23:03
-
Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!
8 Janar, 23:02
-
Sondazhi në Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, Rama merr 80 mandate, Berisha tkurret në 46! 12 deputetë nga partitë e reja, 2 u mbesin të ‘vjetërve’
8 Janar, 22:41
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 20 mijë euro në pelenat e mbesës, në pranga shqiptari klandestin! I sekuestrohet kokainë edhe në makinë, nervozizmi e tradhtoi
8 Janar, 22:36
-
Sondazhi për zgjedhjet në Report Tv/ PS ruan rezultatin në Vlorë! Berisha tkurret me 2 mandate, i marrin partitë e reja! Si voton diaspora
8 Janar, 22:24