Ngjela: Dosjet janë gati, ja kur fillon
pastrimi i politikës nga korrupsioni
Avokat Spartak Ngjela në një status në Facebook paralajmëron se shumë shpejt do të fillojë pastrimi i politikës shqiptare nga korrupsioni, madje sipas tij, dosjet janë bërë gati.
Avokat Spartak Ngjela në një status në Facebook paralajmëron se shumë shpejt do të fillojë pastrimi i politikës shqiptare nga korrupsioni, madje sipas tij, dosjet janë bërë gati.
Teksa komenton rastet e arrestimeve të zyrtarëve të lartë në Maqedoni, Ngjela thotë se politika amerikane po e çon deri në fund angazhimin e saj për të drejtat e shqiptarëve.
STATUSI I AVOKATIT
105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë çeli derën e Shqipërisë territoriale.
Gëzuar!
Filloi në Maqedoni procesi i arrestimit të korrupsionit dhe histerisë antishqiptare.
Sot u arrestua ministri i Brendshëm. Në këtë rrugë është edhe ish kryeministri Gruevski: këta janë dy antishqiptarët e mëdhenj kundër gjuhës shqipe në Maqedoni.
Edhe procesi i të drejtës së Çamërisë sapo ka nisur, do ta dëgjoni.
Sot shqiptarët janë me dy shtete në Ballkan, dhe procesi po ecën drejt territoreve të tjera shqiptare. Vetëm shqiptarët e garantojnë interesin amerikan në Ballkanin Perëndimor.
Politika amerikanë po e çon deri në fund angazhimin e saj për të drejtat e shqiptarëve.
Shqipëria territoriale tani ka kohën e vet; ajo është rreth 70 mijë km2 sot. Dhe kudo po flitet shqip.
Bashkimi shqiptar është tani kusht historik , por pengesa kryesore e kësaj politike amerikane është korrupsioni shqiptar.
Shpejt fillon dhe në Tiranë pastrimi antikorrupsion i politikës së lartë dhe i organeve të drejtësisë.
Dosjet janë bërë gati.
Angazhimi amerikan për shpëtimin e shqiptarëve nga shtypja genocidialë në territoret shqiptare të pushtuara, dhe nga korrupsioni në Shqipëri është i pakthyeshëm.
Arbëria do shkojë domosdoshmërisht të kufijtë e saj territorialë.
Ky është kusht historik i pashlyeshëm sot.
Prisni dhe shikoni!
Gëzuar të gjithëve festën e madhe të pavarësisë.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
43.8%
-
Njësoj
18.7%
Vota total: 498
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Incidenti ndaj Vjosa Osmanit si mesazh se kë preferon shumica e re e Shkupit në Kosovë
2 Gusht, 22:46
-
Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, Rrumbullaku urdhëron pezullimin e drejtorit të Rrugores Altin Qato
2 Gusht, 22:17
-
'Me njerkën e tyre', Rudina Dembacaj publikon foto me tre fëmijët e bashkëshortit të saj Mark Frroku
2 Gusht, 22:09
-
SHBA/ Trump: Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë ishte një fitore e Vladimir Putin
2 Gusht, 22:08
-
Sondazhet në Shqiptarja.com/ Ndryshimet në qeveri dhe Spiropali në krye të Kuvendit, ja cili ishte mendimi i qytetarëve
2 Gusht, 21:44
-
Itali/ Qëlloi me thikë bashkëatdhetarin pas një debati, arrestohet 44-vjeçari shqiptar
2 Gusht, 21:41
-
Kërcënohet me vdekje drejtori artistik i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike 2024
2 Gusht, 21:17
-
SHBA/ Zyrtarisht kandidate, Kamala Harris merr votat e nevojshme të demokratëve për të qenë përballë Trump në zgjedhjet presidenciale
2 Gusht, 21:15
-
Francë/ Kishte shkuar si turist në Francë, shqiptari kapet duke shitur kokainë! Dënohet me 8 muaj burg
2 Gusht, 21:00
-
Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët
2 Gusht, 20:51
-
Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital
2 Gusht, 20:04
-
Spahiu: Ja pse Tavo do fitojë me 200 vota diferencë Himarën, kundër aleancës PD + Athinë
2 Gusht, 19:58