Avokati Spartak Ngjela ka analizuar sezonin politik, zhvillimet në PD dhe lëvizjen e Sali Berishës në intervistën për Report Tv në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga.
Në komentin e tij, Ngjela thotë se Berisha duhet të provojë shifrat por nuk është pikëpyetja nëse mund të marrë drejtimin e PD, por nëse mund të marrë pushtetin në zgjedhjet e ardhshme. Ky mbetet dyshimi kryesor duke qenë se është shpallur non grata nga SHBA dhe pushtetin nuk e merr dot me dhunë, por vetëm me vota.
"Berisha nuk është rikthyer ende. Kongres me siglën e PD nuk ka bërë. Partitë janë persona juridik. Ky ka bërë një lëvizje populiste, por nuk ka identifikim nga një person juridik sic është PD. Se si do të shkojnë ngjarjet më vonë, nuk e dimë por dicka e dimë me siguri, që është non grata në Amerikë. Këtu nuk flitet e merr apo jo partinë, por e merr apo jo pushtetin. Si e merr pushtetin kur është non grata në Amerikë.
Kërkon t'i tregojë amerikanëve që ka popullin me vete me flamurin kombëtar që ngriti në protestën e fundit. Ju tha amerikanëve që do ta kaloj Shqipërinë në një nacionalizëm antiamerikan. Megjithëse tha do bëj revolucion, nuk pati dot fuqi se është i kërcënuar. Kush të lë të marrësh pushtetin me dhunë. Ai nuk ka strukturë mendore për të ardhur në pushtet", tha Ngjela.
Sa i përket mungesës së presidentit Ilir Meta në protestën e 7 korrikut, avokati Ngjela tha se të dy kanë konsum politik.
"Berisha e ka konsumin politik edhe nga pushteti i gjatë, por edhe me non gratën. Nuk më ha mendja të mos ketë kërcënime nga nivele të larta të politikës perëndimore", tha Ngjela.
Avokati Spartak Ngjela është pro hartës së re gjyqësore. Në intervistën për 'Repolitix' nga gazetari Denis Minga, Ngjela u shpreh se që në vitin 1998 kishte kërkuar 12 gjykata në të gjithë vendin pasi përdori argumentin e karakterit metropolitan, por pati ndërhyrje.
"Kanë njëfarë të drejte që i kërkojnë zgjidhje qeverisë se do bëhet me ligj parlamentar. Qeveria ka shumicën. Ata thonë mos bëni ligjin. KLGJ nuk kanë cfarë ti thonë. Nuk ndërhyn dot avokatia. Qeveria nuk është shprehur do e votojë ligjin apo jo.
Që në 1998, kur kam qenë ministër i drejtësisë kam kërkuar 12 gjykata. Argumenti im është i filozofisë së të drejtës në funksion të gjyqësorit që gjykata ka karakter metropolitan. Gjykata ka karakter metropolitan. Metropol do të thotë qytet i madh. Thërrita ekspertët e popullsisë së një qyteti dhe më analizuan metropolet, dolën 12. E mora me ekspertë. I thashë më nxirrni banorët me mbi 60 mijë banorë. Më ndërhynë andej e këtej dhe hoqa dorë. Nuk mund të dal nga ideja ime", tha Ngjela.
O ngjelaNGJALA,sa lepires pushtetesh dhe bythec interesash paske qene mor donzhuantruthare,pëëëfff gromsin e keqe????
PërgjigjuFART-TAKU paska propozuar këtë skemë!? Po përse nuk e thanë në fillim...tani shpjegohet përse reforma vika erë mut!
Përgjigju