Ai ka theksuar se debati i disa ditëve më parë nuk i ka lënë shije të mirë. “Më la shije shumë të keqe. Jemi shoqëri kompleksive ende. Sidomos artistët e kohës së vjetër janë ende të paemancipuar për erotikën. Frojdi na ka thënë se arti është erotikë e kamufluar. Këtu dëgjojmë rrëfime meshkujsh. Po sikur të flasin femrat? Pastaj, si mund të analizohet diktatura me anë të seksit, aq më keq talenti?!
Fjalët e tij krijuan reaksion të madh në publik,”-është shprehur Ngjela. Gjithashtu ai ka theksuar se dy këngëtaret ishin femra të talentuara dhe të bukura: “Ato ishin femra të veçanta, dhe me sens progresist, në atë tmerr që kishte pushtuar muzikën shqiptare nga histeria antiperëndimore që kishte regjimi. Si të gjitha këngëtaret sot, nuk besoj se mund të jenë shtrënguar që të bënin dashuri me zor.
Kjo nuk mund të ndodhte. Sigurimi i shtetit kërcënonte këdo, por nuk ka pasur mundësi të dominoje seksualisht në femrat publike…”,-vijoi avokati Spartak Ngjela gjatë intervistës së tij. Dis akohë më parë Gjergj Leka u shpreh për këngëtaret si të preferuarat e sistemit si dhe që kishin afera seksuale me pushtetarë të regjimit.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)