Ngjela: Reforma do godasë të dyja
palët, vettingu sipas Kushtetutës

Ngjela: Reforma do godasë të dyja<br />palët, vettingu sipas Kushtetutës
Si do të aplikohet reforma në drejtësi dhe çfarë pasojash do të sjellë ajo në sistemin gjyqësor? Avokat Spartak Ngjela ka qenë një avokat i zjarrtë i reformës më të re që ka miratuar parlamenti shqiptar duke e konsideruar atë si një reformë amerikano-gjermane, gjë që për Ngjelën jep dhe garancinë që është e duhura.

Në një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë, Ngjela theksoi se palët politike nuk kishin interes për të bërë reformë të tillë, por ishte ndërhyrja amerikane që e nxiti këtë dhe kryeministri Rama u tha “po” amerikanëve.

“Reforma është goditja e abuzimit dhe ajo që ndodhi këtu është se reforma u bë nga amerikanët dhe nga Brukseli”, tha ai duke theksuar se garancia vjen nga fakti që amerika është përfshirë në këtë gjë.

Ngjela i njohu meritën kryeministrit Edi Rama që e pranoi reformën siç e kërkuan amerikanët, ndërsa shtoi se kjo reformë do t’i godasë të dy palët njësoj. “Nuk po them se këtu një palë është e mirë e një palë është e keqe sepse nga reforma do të vuajnë barabartë, të gjithë janë të rrezikuar nga kjo reformë. Pra reforma do t’i godasë të dyja palët, por le të themi që njëra palë këtu është me amerikanët”- tha ai ndër të tjera.

Më tej, Ngjela e konsideroi Vetingu-n si një gjë të përkohshme, por jo antikushtetues. “Nuk është antikushtetuese siç po mundohen disa të thonë, është krejtësisht i bazuar në Kushtetutë, në nenin 17 të saj, ku kjo situatë konsiderohet si situatë emergjente”- theksoi Ngjela.

Sipas tij, kjo lloj reforme mund të jetë e përkohshme dhe kur të zbatohet atëherë do të ketë një riformulim.

Ai e konsideron këtë moment si një moment politik të rëndësishëm për vendin, si të vetmen mundësi për të siguruar një pushtet gjyqësor të pavarur, pa të cilin, sicc theksoi Ngjela asnjë sektor tjetër nuk funksionin siç duhet.

Ngjela ka qenë një ideator dhe mbrojtës i hershëm i reformës në drejtësi duke i botuar pikpamjet.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas gardërobës për të fshehur pasurinë, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro    

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas gardërobës për të fshehur pasurinë, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro