Ngjela:Sali Berisha i premtoi Rexhep
Meidanit se do ta bënte kryeministër 

Ngjela:Sali Berisha i premtoi Rexhep<br />Meidanit se do ta bënte kryeministër 
Avokat Spartak Ngjela thotë se Sali Berisha vijon luftën kundër Reformës në Drejtësi. Ngjela pohon se ish presidentin Rexhep Meidani është thirrur në një takim në Pogradec, ku i është premtuar se do të bëhej kryeministër.

Tentuan se mos prishnin qeverinë, por dështuan. Thërritën ish presidentin Meidani me propozimin për të qenë kryeministër i një qeverie teknike; dhe gjatë kohës që ky ishte rrugës për të ardhur në takim nga Pogradeci në Tiranë, iu doli se nuk i kishin 71 deputetë, sepse, si të thyer që ishin, nuk iu dhanë mbështetje deputetët e tyre. "Rri në lidhje dhe në pritje!" i kishin thanë të thirrurit kryeministër, se nuk kishin çfarë t'i thoshin; dhe ai tani po vërtitet nëpër Tiranë me një pritje irrituese për të. Në fakt ky ishte thjesht një akt dëshpërues, që po i bën ndërkohë edhe më qesharakë në sy të amerikanëve dhe europiano-perëndimorëve. Në thelb, kjo ishte një orvatje e kotë, sepse amerikanët do ta quanin menjëherë këtë qeveri "non grata" për Amerikën. Dhe këtu, sigurisht që do të merrte fund gjithçka. Vae victis! - mjere të mundurit!- kanë thënë latinët”, shkruan Ngjela.

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital