Avokati Spartak Ngjela është shprehur se Sali Berisha e ka të gjithë Partinë Demokratike kundër.

Komentet Ngjela i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se kundërshtarët që sipas tij po shtohen dita ditës, e kanë bërë Berishën që të 'çmendet'.

Për Ngjelën, nëse Berisha ikën si kryetar i PD-së, atëherë kjo parti do të vijë në pushtet brenda një kohe të shkurtër.

“Berisha është çmendur se e di që të gjithë Partinë e ka kundër", ka shkruar mes të tjerash Ngjela në një postim në Facebook.

Ndërkohë në një tjetër postim në rrjetet sociale, Ngjela ka shkruar se dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka përfituar miliona euro gjatë kohës që PD ka qenë në pushtet.

Ngjela shtoi se Berisha i ka faktet kundër për të ardhur në pushtet, teksa shtoi se SPAK mund të sigurojë prova për krime të tjera që sipas tij mund të kenë kryer Berisha dhe dhëndri i tij.

“Saliu ka afer një vit që po na thotë se, për të ardhur në pushtet, i duhet për të bërë énde dhe vetëm një kilomèter. Po partia à po e beson? Kjo nuk është një çështje besimi, por është ́një çështje shprese. Por, në thelb asgjë. Ḱurse Saliu po lodhet përditë që të garantojë paratë:  ‘miliona euro që ka fituar dhëndëri î tij kur Saliu ishte kryeministër’. Por çështja Berisha është në SPAK. Dhe SPAK profesionalisht intsruktohet nga ekspertiza ́ndërkombëtare. Atëherë? Asgjë e veçantë. Shpresa vijon, por Saliu po kuptohet se faktet i ka kundër. Po vonesa që po shihet. Të shohim: a do t'i sigurojë SPAK provat për krime të tjera që mund të ketë kryer Saliu bashkë me dhëndrin e vet?”, ka shkruar Ngjela në një tjetër postim në rrjetet sociale.