Avokat Spartak Ngjela shkruan se, pavarësisht përpjekjeve të Sali Berishës për të bllokuar zbatimin e reformës, amerikanët kanë nisur të krijojnë buxhetin për Reformën në Drejtësi. “Shqiptarët kanë të drejtë të pyesin: “Çfarë do behet me ne pas Reformës në Drejtësi?”.
Historia e padrejtë i detyron popujt të dyshojnë se mund të vijë ndonjëherë e drejta dhe mirëqenia për ta. Edhe shqiptarët, prandaj kanë të drejte të pyesin, se janë zhgënjyer historikisht. Por këtë herë ne do të dalim përfundimisht nga trishtimi ynë shekullor i padrejtësisë. Vendosja e drejtësisë do të jetë vetëm fillimi… Gjithçka në politikën shqiptare duket sot si e hutuar, kurse amerikanët filluan të krijojnë buxhetin e Reformës shqiptare.
Ata si gjithmonë: të kthjellët”, thotë Ngjela. Avokat Ngjela shton se ekspertët e Berishës lodhen kot nëpër vapë, ndërsa thotë se Vtingu do të jetë vetëm fillimi. “Gjë shumë serioze kjo, sepse Reforma është një shpenzim i madh: kostoja e saj do shkojë deri në 150 milionë dollarë në vit. Por, fakti që amerikanët filluan ta miratojnë fondin, tregon se janë të sigurt në votimin gjatë muajit gusht.
Prandaj, “ekspertët” e Saliut po lodhen kot nëpër vapë. Shqipëria, në gjendjen siç është, nuk e shlyen dot shpenzimin e madh të Reformës në Drejtësi. Por fati shqiptar i Reformës është mbështetja amerikano-gjermane, është mbështetja që të korruptuarit e quajnë “cenim të sovranitetit”. Sigurisht që pasuria e tyre e paligjshme do të cenohet. Vetingu është vetëm fillimi”, shkruan Ngjela.
Sipas tij, Bashkë me Reformën në Drejtësi, patjetër që duhet të fillojë Reforma për Pronën në Shqipëri. “Grabitja e pronës nga korrupsioni shtetëror dhe krimi i organizuar, ka bllokuar dhe denatyruar tregun shqiptar. Reforma për pronën kërkon një legjislacion perfekt të nivelit të lartë, dhe një institut profesional me shqiptarë dhe të huaj, që duhet të ngrihet në Tiranë.
Ekspertët e Bashkimit Europian që do angazhohen pas çeljes se negociatave me BE, këtë aspekt duhet ta kenë në qendër të vëmendjes. Shpenzimi për risistemimin juridik të pronës në Shqipëri është shumë i madh. Por ai do të sigurohet”, shkruan ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com