TIRANE, 8 Janar/ATSH/-Ngjyra e 2015 do të jetë ngjyra e fortë e uthullës e quajtur, Marsala, një sfumaturë natyrale ndërmjet të kuqes dhe kafes, që të kujton ngjyrat e ngrohta të tokës dhe atë te verës së kuqe.
Kjo është ngjyra më në modë për vitin 2015 sipas Pantone, institutit të njohur që çdo vit sugjeron ngjyrat must të sezonit
Çdo vit pas një kërkimi dhe seleksionimi te kujdesshëm, Pantone, propozon të promovoje një nuance ndryshe.
Kjo sfumaturë ka pasur shumë sukses edhe në pasarelat  pranverë/verë 2015 që shumë stilist e kanë konceptuar në total look si  Christopher Kane, Victoria Beckham dhe Nina Ricci, ndërsa për të tjerë e kanë propozuar në kombinim me nuanca të tjera must have të sezonit.
Sipas  Leatrice Eiseman, drejtoreshë ekzekutive të Pantone Color Institute, ngjyra marsala pasuron mendjen tonë, trupin dhe shpirtin duke ngjallur siguri dhe qëndrueshmëri. Ky tonalitet i theksuar, por në të njëjtën kohë dhe shumë elegant, ka një bukuri universale dhe përshtatet lehtësisht në botën e modës, të kozmetikes, në dizajne industriale dhe në arredim.
Nuk ka vështirësi në kombinimin e kësaj ngjyre por mbi të gjitha ajo preferohet me nuanca nude dhe ato të ngrohta. Perfekte qëndron edhe me sfumaturat e të verdhës të cilat anojnë tek e arta, me grinë, blu, dhe gradacione të ndryshme të ngjyrës jeshile dhe turkeze./a.g/