Tigri i fuqishëm Putin ngordhi në SHBA. Një tigër 12-vjeçar Amur i quajtur Putin ngordhi në kopshtin zoologjik të Minesotë, gjatë një procedure mjekësore.
"Me zemra të rënduara ne ndajmë se tigri ynë mashkull Amur 12-vjeçar ndërroi jetë dje gjatë një procedure rutinë mjekësore, pavarësisht përpjekjeve urgjente nga ekipi ynë. Kjo është një humbje e thellë dhe ne falënderojmë stafin tonë për përkushtimin e tyre ndaj kafshëve.", ka shkruar kopshti zoologjik.
Putin, i cili ka lindur në Republikën Çeke, ishte në kopshtin zoologjik të Minesotës që nga viti 2015. Para kësaj, ai ka jetuar në kopshtin zoologjik të Danimarkës për gjashtë vjet.

Komente

