Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në qendrën e zhvillimit në Lushnje deklaroi se bashkitë e vendit do të mbështeten nëpërmjet Fondit Social për ngritjen e shërbimeve të reja sociale dhe direkte për grupet vulnerabël.
“Bashkitë në kuadër të Fondit Social do të kenë mbështetjen e vet financiare apo nëpërmjet aseteve për ngritjen e shërbimeve të reja sociale. Vëmendja jonë është e dedikuar për të patur sa më shumë shërbime gjithëpërfshirëse, shërbime të integruara në mbështetje të këtyre grupeve vulnerabël, që kanë padyshim nevojë për të patur edhe më shumë shërbime cilësore, dhe mbi të gjitha shërbime direkte”, tha ministrja.
Manastirliu ka shpërndarë në Lushnjë karroca me rrota për personat me aftësi të kufizuara, një shërbim që ofrohet falas i financuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
“Shërbimi i ofrimit falas është një tjetër shërbim që financohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet organizatave jofitimprurëse të cilat mundet t’i sigurojnë karroca me rrota për ata persona që kanë më shumë nevojë. Deri më sot janë ofruar për gjatë gjithë shtrirjes së këtij projekti më shumë se 1600 karroca me rrota ta cilat u janë ofruar personave në mosha të ndryshme”, u shpreh Manastirliu.
Stafi i Zyrave Rajonale te Shërbimit Social Shtetëror, është trajnuar nga ekspertë për vlerësim të individualizuar të personave me aftësi të kufizuara që pajisen me karroca me rrota në të gjitha rajonet e vendit. Janë trajnuar dhe certifikuar 90 administratorë shoqërorë.
Kjo do të mundësojë që në të ardhmen përfaqësuesit e Zyrave Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror dhe fizioterapistët e trajnuar të shërbejnë si burim i specializuar për të ofruar shërbimin e karrocave me rrota në çdo rajon të vendit.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 3910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lushnjë/ Digjet automjeti në rrugën Fier-Shegan-Krutje! Shoferi sapo pa tymin që dilte nga motori njoftoi zjarrfikësit (VIDEO)
16 Dhjetor, 16:54
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor, 19:37
-
Lushnjë/ Shkrumbohet dyqani në fshatin Delisufaj, shkak shkëndija elektrike
13 Dhjetor, 13:43
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50
-
Lushnjë/ Vodhi një automjet dhe 2 arka kursimi në një market, arrestohet autori! I dënuar më parë për vjedhje (EMRI)
11 Dhjetor, 16:57
-
Lushnje/ Vjedhin marketin dhe marrin ‘Opel-in’ në banesën aty afër, pronari i makinës: Autorët kanë prerë kyçin e portës! Policia gjen automjetin në Golem (VIDEO)
11 Dhjetor, 08:53
-
Lushnjë/ Aksident në bulevardin e qytetit, makina përplas të moshuarin kur po kalonte rrugën! Policia ndalon shoferen, 75-vjeçari rëndë në spital (VIDEO)
10 Dhjetor, 18:09
-
Njihuni me Darësinë, zonën me numrin më të madh të serave dhe qindra rrënjë ullinj! Sefa: Po zhvillohet agroturizmi
10 Dhjetor, 14:34
-
Aksidentoi për vdekje një të moshuar në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, arrestohet 27-vjeçari
10 Dhjetor, 10:01
-
Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë/ 27-vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin (EMRAT)
9 Dhjetor, 09:31
-
Aksident i trefishtë në Lushnjë-Fier, shkak shpejtësia dhe parakalimi i gabuar
8 Dhjetor, 13:37