Ngrihet aktakuzë kundër Imran Kahn për publikimin e dokumenteve sekrete

Ngrihet aktakuzë kundër Imran Kahn për publikimin e dokumenteve sekrete

Një gjykatë në Pakistan ka ngritur të hënën aktakuzë ndaj ish-kryeministrit të këtij vendi, Imran Khan, nën dyshimin se i ka publikuar dokumentet e klasifikuara, njoftoi partia e tij.

Kjo është një tjetër goditje për ish-kryeministrin e burgosur para zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen në janar 2024. Khan akuzohet se e kishte bërë publik një dokument sekret të dërguar në Islamabad nga ambasadori i Pakistanit në Uashington.

Ai e mohon këtë dhe thotë se përmbajtje e dokumentit u publikua në media nga burime të tjera. Khan tha se dokumenti ishte “dëshmi e një konspiracioni amerikan” për ta shtyrë ushtrinë pakistaneze ta rrëzojë atë nga pushteti përmes një vote mosbesimi në Parlament në vitin 2022, për shkak se ai e kishte vizituar Moskën pak para se Rusia ta pushtonte Ukrainën.

SHBA-ja dhe ushtria pakistaneze i mohojnë këto akuza. Khani u rrëzua nga pushteti pasi e humbi votën e mosbesimit në vitin 2022 dhe pastaj iu priu protestave kundër Qeverisë për ta shkaktuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si dhe kundër ushtrisë.

Khan përballet me disa raste ligjore, të cilat i ka cilësuar si përpjekje për ta zhdukur atë nga politika. Ai u dënua me tre vjet burgim për mosdeklarimin e parave që i kishte fituar përmes shitjes së dhuratave shtetërore. Por, ai dënim iu anulua.

Megjithatë, Khan mbetet në burg për shkak të rasteve të tjera, përfshirë për nxitjen e dhunës dhe për publikimin e dokumenteve sekrete. Avokatët e tij thonë se ai mund të dënohet deri më 14 vjet burgim, e madje me dënim me vdekje, nëse shpallet fajtor./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK