Ngrihet aktakuzë për një serb të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Ngrihet aktakuzë për një serb të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë më 28 korrik ndaj Z.A mbi dyshimet për krime lufte ndaj popullatës civilë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Z.A., i cili i përket nacionalitet serb, u arrestua fillimisht më 7 mars, ndërsa më 8 mars atij iu vendos masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në njoftimin e PSRK-së thuhet se Z.A. dyshohet se ai “e kishte ndaluar në qendër të qytetit të Kamenicës të dëmtuarin B.M. duke e torturuar në mënyrë çnjerëzore, keqtrajtuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, traumë dhe pasoja në shëndet, si dhe, duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysmë”.

Ai gjithashtu akuzohet se kishte marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës.

“... Pastaj kanë filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve ua kanë vënë zjarrin, po ashtu kanë marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Këto veprime, Z.A. dyshohet se i kishte kryer gjatë periudhës së luftës në Kosovë “në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë serbe” dhe “i uniformuar me uniformë të policisë serbe dhe i armatosur”

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë./ REL

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)