Për t’u kujdesur për shëndetin e konsumatorëve nga ushqimet, kontrollin e kushteve higjeno-sanitare të subjekteve të ndryshme, ndotjen akustike, ndotjen mjedisore por dhe për zbatimin e ligjit anti-duahn është ngritur tashmë Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, i cili do të drejtohet nga Eltar Deda. Në një takim me inspektorët, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u kujtoi atyre se duhet të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e ryshfetit kundrejt mosndëshkimit në rast të shkeljes së ligjit. Por nga ana tjetër, ai kërkoi etikë dhe qytetari në prezantimin dhe komunikimin me sipërmarrësit.

“Detyra duhet të kryhet në mënyrë jo vetëm profesionale por edhe sa më qytetare, në mënyrë që në prezantimin e parë të mos ekzistojë asnjë fije dyshimi për praktika korruptive, abuzive apo mitmarrjeje. Detyra duhet të transmetojë atë mesazh se jeni aty për të kontrolluar dhe pa dyshim për të ndëshkuar, konform sipas dispozitave ligjore”, deklaroi Beqaj. Kryeinspektori Eltar Deda u bëri të qartë inspektorëve se çdo ndëshkim ndaj subjekteve ankimohet.