TIRANE – Parlamenti votoi ne seancen e sotme, me 75 votat e mazhorances ngritjen e komisionit hetimor që do të kërkojë shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, konkretisht, nënkryetarit Elvis Cefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj.
 
Komisioni i përbërë nga 9 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë do të funksionojë për 1 muaj dhe pritet që javën që vjen të bëhet edhe seanca e parë e konstituimit të tij.
 
Ky komision i cili do të drejtohet nga deputeti Armando Subashi, ndërsa antarë do të ketë Spartak Brahon, Ulsi Manja, Taulant Balla dhe Besnik Bare, do të hetojë për rreth 1 muaj shkeljet e pretenduara të 2 juristëve, të cilët janë zgjedhur nga kuvendi si anëtar të KLD-së, gjatë kohës së qeverisjes së djathtë. 

5 deputetët e mazhorancës:
Armando Subashi (kryetar i komisionit)
Taulant Balla
Ulsi Manja
Spartak Braho
Besnik Bare
 
4 emrat e tjerë i takojnë opozitës e cila vijon bojktotin parlamentar prej muajit Korrik, që pas incidentit të ndodhur në Kuvend me deputetin Strazimiri dhe dy socialistët Ndreu e Ndoka. Opozita e ka cilësuar si të jashtëligjshme kërkesën për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
 
Maxhoranca ka shpjeguar se nuk bëhet fjalë për luftë ndaj emrave konkretë, por reformim të sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit.

Nëse Gjykata Kushtetuese po shqyrton kërkesën e presidentit Nishani për të pezulluar ligjin e KLD-së dhe shpalljen e tij antikushtetues, ekziston mundësia që dhe komsioni hetimor për shkarkimine e Çefës dhe Lelçajt, të mos behet funksional. Sipas ligjit të ri të KLD-së presidenti Bujar Nishani, i cili njëherësh mban postin e kryetarit te KLD-së duhet të zgjedhë nëkryetarin nga rradhët e 3 anëtarëve të KLD-së të zgjedhur nga kuvendi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)