Ngrihet rrjeti anti- korrupsion në 16 agjenci/ Gjonaj: Në një vit e gjysmë 650 punonjës të ndëshkuar!

Ngrihet rrjeti anti- korrupsion në 16 agjenci/ Gjonaj: Në një vit e gjysmë 650 punonjës të ndëshkuar!

TIRANË- Në një vit e gjysmë, më shumë se 650 masa disiplinore janë marrë për punonjësit e administratës publike. 120 prej tyre në nivele të larta dhe të mesme drejtuese, janë larguar nga detyra, dhe më shumë se 40 zyrtarë publik janë dërguar me kallëzim penal në  prokurori. Një shifër e tillë është bërë publike nga ministrja Etilda Gjonaj gjatë një takimi me ambasadorët dhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë.

Teksa u diskutua plani i veprimit anti-korrupsion  2019-2023, Gjonaj prezantoi rrjetin e ngritur nga Ministria e Drejtësisë me koordinator antikorrupsion në 16 agjenci në nivel qendror dhe një pjesë në nivel vendor.

Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër korrupsionit, Gjonaj prezantoi rezultatet e grupit task-forcë dhe disa nga treguesit e planit të veprimit.

“Veprimtaria e task-forcës antikorrupsion, ka rezultuar mjaft pozitive me rezultate konkrete të cilat kanë ndihmuar edhe në informimin e publikuar por edhe në ndëshkimin e rasteve të korrupsionit në përgjegjësi administrative apo përgjegjësi penale.  Në një vit e gjysmë, më shumë se 650 masa disiplinore janë marrë për punonjësit e administratës publike. 120 prej tyre në nivele të larta dhe të mesme drejtuese, janë larguar nga detyra, dhe më shumë se 40 zyrtarë publik janë dërguar me kallëzim penal në  prokurori”, nënvizoi Gjonaj.

Ajo shtoi se në muajt që vijnë, task-forca anti-korrupsion do të marrë një vlerë të shtuar nëpërmjet ngritjes së një rrjeti anti-korrupsion i cili do të përbëhet nga koordinator antikorrupsion në 16 agjenci në nivel qendror dhe disa në nivel lokal.

“Në muajt që vijnë, task-forca anti-korrupsion do të marrë një vlerë të shtuar nëpërmjet ngritjes së një rrjeti anti-korrupsion i cili do të përbëhet nga koordinator antikorrupsion në 16 agjenci në nivel qendror dhe disa në nivel lokal, ku në bazë të të dhënave tona perceptimi i qytetarëve për korrupsionin për këto agjenci ka qenë më i lartë.  Këtu përfshihet shërbimi dhe trajtimi i titujve të pronësisë, shëndetësisë, arsimit, inspektoriateve të ndryshme, Drejtorinë e Tatimeve dhe Doganave apo edhe në ato agjenci që ofrojnë shërbime, licenca për publikun dhe grupe të ndryshme të interesit”, u shpreh Gjonaj.

Nga ana tjetër ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, vlerësoi punën e bërë nga ministria Gjonaj, duke siguruar se Bashkimi Europian do të vijojë më tej të përkrahë projektet e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë për të luftuar korrupsionin.  Ndër të tjera ai tha se BE ka ofruar një mbështetje financiare prej 10 milionë eurosh në kontratë sektoriale dhe 1 milionë euro asistencë teknike.

“Lufta e Korrupsionit, është një luftë e gjatë dhe kjo mund të fitohet vetëm me përpjekjen e të gjithë shoqërisë dhe të gjitha institucioneve së bashku. Është një luftë ku luftohet kundër mentalitetit të abuzimit. Ministria e Drejtësisë, ministrja Gjonaj dhe i gjithë stafi i saj, ka mbështetje të plotë të Bashkimit Evropian në luftën kundër korrusionit”, tha Soreca.

Ndërkohë, Gjonaj adresoi një falendenderim ndaj ambasadorit Soreca, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile të cilët mbështesin iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë.

“Është inkurajuese të shohësh kaq shumë përfaqësues të partnerëve tanë ndërkombëtar dhe shoqërisë civile si mbështetës kryesorë të betejave tona kundër korrupsionit. Do doja të falenderoja personalisht ambasadorin e BE-së Soreca, i cili jo vetëm institucionalisht, por edhe personalisht ka qenë një mbështetje e vazhdueshme e nismave tona në luftën kundër korrupsionit”, përfundoi Gjonaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naimi: 13/10/2019 08:01

    Vetem kalo njehere nga shendetesia ne kukes dhe shiko qa behet

    Përgjigju
  • Populli: 12/10/2019 20:40

    Po moj zonje jane shkarkuar 650 punonjes administrate!por nuk jane ndreshkuar ato 6650 hajdute qe i ke ne polici,hipoteka,spitale. etjer etjer qe po mbushen me para e taksa paguesve dhe te popullit fukara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja