Ngriti peshë stadiumin me golin në ndeshjen me Poloninë, domethënia e madhe e tatuazhit të Mirlind Dakut

Ngriti peshë stadiumin me golin në ndeshjen me Poloninë, domethënia e madhe e tatuazhit të Mirlind Dakut

Agim Ramadani ushtari i Uçk duke shkelur kufirin Shqipëri- Kosovë 1999 dhe Mirlind Daku duke festuar golin

Shqipëria ka marr një fitore të madhe kundër Polonisë me rezultat 2-0 në kualifikimet për Euro 2024. Kuqezinjtë fituan fal golave të Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut dhe morën fitoren që i dërgon në pozitën e parë.

I sapofutur në fushën e lojës, Mirlind Daku shënoi golin e dytë për Shqipërinë, ndaj Polonisë në minutën e 60’ të lojës. Daku festoi golin duke hequr bluzen dhe vëmendjen e mori tatuazhi i tij.

Mirlind Daku ka gdhendur në trup fjalën ‘Katana 138’, nofka e komandantit legjendar të UÇK-së Agim Ramadani si dhe piramidën e rrëzuar të kufirit shqiptaro-shqiptar.

Tatuazhi i Mirlind Daku

Beteja e Koshares njihet edhe si beteja ku u thye kufiri. Në shenjë simbolike, Ushtarët e UÇK rrëzojnë gurin e Kufirit që ndante Kosovën me Shqipërinë. Beteja e Koshares është një ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme të Luftës së Kosovës. Në këtë betejë Ushtria Jugosllave e humbi kontrollin e kufirit Kosovë-Shqipëri, e cila ishte një fitore e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke i detyruar ushtarët serbë të largohen nga kufiri dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë.

 

Agim Ramadani ushtari i Uçk duke shkelur kufirin Shqipëri- Kosovë 1999
 

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albo: 11/09/2023 13:17

    Respekte!

    Përgjigju
  • Alb: 11/09/2023 12:09

    Rrespek

    Përgjigju
  • turi: 11/09/2023 11:30

    Nuk e njihja kete histori! shume tatuzha i bukur

    Përgjigju
  • Muzaka i Ri: 11/09/2023 09:39

    Lavdi deshmoreve te kombit, Rrofte UCK, vdekje tradhetareve .

    Përgjigju
  • Çameria: 11/09/2023 08:47

    Nder, lavdi, dhe paqe te perjetshme Agim Ramadanit, Komandant Katanes, dhe gjithe deshmoreve te Koshares dhe gjithe betejave kombetare!

    Përgjigju
    • Durresi: 12/09/2023 22:05

      Respekt per deshmoret por e dhjeu me faljen e tregoi veten talebam

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë