'Kushtetuesja' mblidhet në seancë, diskutim prej 6 orësh për çështjen e pronave! Shtyhet vendimi

'Kushtetuesja' mblidhet në seancë, diskutim prej 6 orësh për çështjen e pronave! Shtyhet vendimi

Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Seanca e dytë e zhvilluar pas ringritjes së Gjykatës Kushtetuese sa i takon padisë së 'Shoqatës Pronësi me Drejtësi' ka përfunduar pas rreth 6 orë e 30 minutave.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se në seancë trupa e Gjykimit është tërhequr për vendim, ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë datë se kur do të jepet vendimi për seancën maratonë që është mbajtur sot.

Mësohet se vendimi do të shpallet në një moment të dytë, që do ta njoftoj Gjykata Kushtetuese.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese mori vendimin e parë, pas 3 viteve mungesë.

Gjyqtarët shqyrtuan kërkesën e Gjykatës së Tiranës që kërkonte interpretim për anti-kushtetutshmërinë e nenit 453 te kodit të procedurës penale.

Pas shqyrtimit, gjykata Kushtetuese vendosi që të rrëzonte kërkesën e tyre duke mos e ndryshuar Kodin e Procedurës penale për gjykimet në mungesë.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)