Ngritja e komisioni hetimor
ndaj Ramës i pamundu

Ngritja e komisioni hetimor <br />ndaj Ramës i pamundu
TIRANE- Kërkesa e 35 deputetëve demokratë për ngritjen e një komisioni kuvendor për të ashtuquajturin incident të ndodhur në Vjenë më 24 prill, mes kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe diplomatit shqiptar pranë OSBE-së, Egin Ceka, nxjerr në pah përplasjen mes ligji përkatës për funksionimin e komisioneve parlamentare në Shqipëri dhe Kodit Zgjedhor.

Mazhoranca duket se ka nxituar në limitet e fundit kohore për të çuar në Kuvend me 35 firma, kërkesën për hetimin e kreut të PS Edi Rama lidhur me ngjarjen në 24 prill në Vjenë.

Sipas ligjit të funksionimit të komisioneve hetimore, kjo kërkesë nuk duhet të paraqitej më vonë se data 4 maj, ose 4 muaj përpara përfundimit të mandatit të kuvendit të dalë nga zgjedhjet e vitit 2009.
Nga ana tjetër kërkesa e mbërritur përplas këtë ligj me Kodin Zgjedhore me vetë nismën e demokratëve.

Edhe në rastin e miratimit të ngritjes së komisionit, i cili shihet si i paligjshëm nga opozita, Kuvendi terokisht por edhe praktikisht nuk mundet dot të ndjekë dhe aq më tepër të miratojë raportin e një komisioni hetimor për kreun e PS.

Kjo për faktin se në bazë të nenit 9 të Kodit Zgjedhor , Kuvendi shpërndahet jo më vonë se 30 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve dhe jo më herët se 45 ditë nga kjo datë. Pra thënë ndryshe, bazuar edhe në axhendën e Kuvendit, ky i fundit nuk ka më asnjë mundësi të mblidhet pas datës 13 maj për shkak të përfshirjes në fushatë zgjedhore. Thënë ndryshe, mazhoranca ka çuar në Kuvend një kërkesë për komision hetimor për të cilën është e ndërgjegjshme që nuk do të ngrihet kurrë.

Kërkesa e deputetëve të maxhorancës parashikon që objekti i punës së komisionit të jetë hetimi për zbardhjen e plotë të fakteve dhe rrethanave të incidentit të datës 24 prill, si dhe hetim të plotë të veprimeve dhe përgjegjësive të individëve të përfshirë në këtë incident.

Në një reagim të tij Rama duke ironizuar atë çka ndodhi në Vjenë propozoi të quante 24 prillin si dita e “tërheqjes së veshit”

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës