Ngritja e komisionit hetimor të
policisë pas negociatave PD-PS

Ngritja e komisionit hetimor të<br />policisë pas negociatave PD-PS
TIRANE- Me 106 vota pro, 3 kundër e 4 abstenim Kuvendi miratoi mbrëmjen e 6 shkurtit 2014 kërkesën e grupit parlamentar të PD-së për  ngritjen e komisionit hetimor  për shkarkimet dhe emërimet në Policinë e Shtetit.

Objekt të saj ka hetimin për emërimet që janë bërë në policinë e shtetit nga periudha shtator 2013 deri në janar 2014.

Konsensusi u arrit pas një seance të gjatë me debate e replika mes mazhorancës e opozitës si dhe negociatave më shumë se një orë mes dy kampeve.

Ishte kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi ai që u bëri thirrje opozitës të modifikojë kërkesën pasi objekti i saj dhe përbërja ishin anti kushtetuesë.

“Po të ishte mazhoranca e djeshme, ose opozita e sotme ju do të thonit se nuk keni në përputhje me ligj. Silleni brenda javës objektin e komisonit hetimorë, silleni përbërjen e komisioni sipas nenit përkatës të ligjit për komisioni dhe ne jemi të jemi absolutisht të gatshëm ta krijojmë”, deklaroi Ruçi në seancën e djeshme.
 
Në këtë moment kreu i grupit PD-së Edi Paloka kërkoi ndërprerjen e punimeve të seancës dhe mbledhjen e grupit.

Më pas për më shumë se një orë ka pasur konsulta me dyer të mbyllura mes dy krerëve të grupeve parlamentare, Gramoz Ruçit, Edi Palokës,  kreut të komisionit të  Ligjeve Fatmir Xhafaj Fatmir Xhafës dhe nënkryetarit të këtij komisioni Oerd Bylykbashi.
 
Në këto negociata është arritur të bihet në consensus dhe të gjendet formula me 15 anëtarë, 8 nga shumica dhe 7 nga pakica, ndërkohë që kryetari do të jetë i demokratëve. Mësohet se grupi i deputetëve të LSI janë treguar të rezervuar në votimin në parlament, ku tre prej tyre kanë votuar kundër
 
CFARE DO TE HETOJE KOMISIONI HETIMOR
“Objekt i punës së komisionit hetimor është Kontroll i Zbatimit të legjislacionit në fuqi për procesin e lëvizjes së burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit për periudhën 15 shtator 2013-31 janar 2014; përfshirë largimet, transferimet dhe punësimet e reja në Polici me qëllim për të njohur dhe për të verifikuar tërësisht këtë proces dhe pasojat e sjella në garantimin e sigurisë publike; Komisioni Hetimor parlamentar përbëhet nga 15 deputetë, 8 nga mazhoranca dhe 7 nga opozita. Kryetari do të jetë i partisë Demokratike. Komisionin  e ushtron veprimtarinë e tij për nj afat 2 mujor që nga miratimi i këtij vendimi”, thuhet në projektvendim. Ndër të tjera, në projektvendimin e miratuar përcaktohet se “Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për çdo çështje që përfshihet në objektin e punës së tij në përputhje me parimet kushtetuese, veçanërisht parimin e ndarjes dhe të balancimit të pushteteve si dhe duke respektuar dhe duke mos mbivendosur kompetencat e organeve të drejtësisë. Komisioni Hetimor i ngritur sipas këtij vendimi, bashkë me raportin përfundimtar i paraqet Kuvendit në seancë plenare rekomandime në lidhje me nxjerrjen e përgjegjësive, përfshirë ato institucionale, ndryshime apo miratime ligjesh, lidhur me Policinë e Shtetit”, thuhet në kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor.


konsensus ps-pd
(Ne foto votimi per ngriotjen e komisionit hetimor per levizjet ne polici)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS