Ngritja e SPAK/ Ambasadori i OSBE-së te Krimet e Rënda, nënshkruhet 'memorandumi i mirëkuptimit'

Ambasadori i OSBE-së, Benrd Borchart ka zhvilluar një takim me Prokuroren e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Report Tv mëson se axhenda e takimit është asistenca që OSBE do të japë për Krimet e Rënda dhe ngritjen e SPAK.

Ky takim vjen dy ditë para 30 qershorit, datë e cila përkon me zhvillimin e zgjedhjeve lokale, duke iu referuar dekretit të parë të presidentit Meta, nisur nga fakti që zhdekretimi i kësaj date, apo caktimi i një date tjetër është gjykuar si vendim "nul" nga Kolegji Zgjedhor. OSBE do të ketë vëzhguesit e saj në këto zgjedhje vendore. Në këtë takim është nënshkruar edhe një memorandum "mirëkuptimi", qëllimi i së cilës është përcaktimi i bashkërendimit të angazhimit të Palëve në lidhje me termat dhe kushtet për të cilat  bien dakord OSBE dhe  Prokuroria e Krimeve të Rënda, njofton Prokuroria.

Gjithashtu, ky takim vjen një ditë pasi kreu i KLP-s Genti Ibrahimi sqaroi se faza e intervistimit dhe pikësimit të kandidatëve që kanë aplikuar për SPAK, Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, do të mbyllet brenda korrikut. 

Report Tv disponon dokumentin, në të cilën përcaktohen qartë roli i palëve.

"Në varësi të dispozitave të këtij Memorandumi OSBE synon të kryejë një punë  studimore, e cila konsiston në një analizë dhe shqyrtim të plotë të kuadrit ligjor aktualisht në fuqi, që rregullon dhe ndikon në bashkëpunimin e policisë gjyqësore dhe prokurorisë. Sipas dispozitave të këtij Memorandumi Mirëkuptimi, Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana e saj  do të jetë mbështetëse dhe do të ndihmojë për mundësimin e një procesi të qetë  për sa i përket grumbullimit të të dhënave që do të zhvillohet në terren, në formën e pyetësorëve dhe intervistave. Do të mundësojë akses në informacionin e saktë në lidhje me organizimin e personelit brenda institucionit, si numri total i prokurorëve, policisë gjyqësore, gjinia, mosha e tyre, etj. Do të lehtësojë procesin e shpërndarjes dhe grumbullimit të pyetësorëve brenda institucionit, duke siguruar që ky proces të kuptohet brenda radhëve të prokurorëve dhe policisë gjyqësore. Do të të sigurojë akses në mjediset e saj për personelin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, të caktuar për të kryer analizën, si dhe të mundësojë një hapësirë të përshtatshme për ata që të ndërmarrin aktivitetet e tyre", shkruhet në dokument.

Ndërkohë, gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se në takim ishte edhe prokurori i dosjen "184", Klodian Braho dhe zv. drejtori i Krimeve, Anton Martini. 


 

Memorandumi i nënshkruar nga Borchart dhe Prela

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë