Prokurorët e SPAK përballë publikut/ Genti Ibrahimi: KLP mbyll procesin në korrik, pastaj presim vetting

Prokurorët që kanë aplikuar për SPAK, Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) do t'i nënshtrohen seancave dëgjimore publike për të shpalosur platformën e tyre.

Në një reagim për mediat, kreu  i KLP-s Genti Ibrahimi sqaroi se kjo fazë do të nisë nga data tetë korrik.

KLP në mbledhjen e kësaj të enjte shpalli vakancat për nëntë prokurorë në rrethe përfshi një në Berat, një në Dibër, dy në Korçë, një në Krujë, një në Lezhë, një në Pukë, një në Vlorë e po ashtu një edhe në Kavajë.

Dhe pse pritej që një prokuror të komandohej në Pukë pasi në këtë akuzë ndodhet vetëm drejtuesja Elidiana Kasaj, KLP s'gjeti dakordësi duke rishtyrë këtë vendimmarrje për të shtunën.

Pas shkarkimit që Vettingu i bëri drejtueses së prokurorisë Kukës, Alketa Nushi, KLP vendosi në krye të prokurorisë Kukës, Edmond Kariqin.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë