Ngritja e SPAK-ut/ Murrizi në '45 Minuta': Brenda vitit goditen 'peshqit' e mëdhenj, Meta e votoi 'Ramaformën'

Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi i ftuar në studionin e emisionit '45 Minuta' të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv u shpreh se me ngritjen e SPAK-ut brenda këtij viti pritet goditja e parë e 'peshqve' të mëdhenj.

"Do të ishte mirë të vinin amerikanë apo anglezë për një periudhë kohe, por këta kemi tani. Ishalla uroj që të gjithë këta me kurajo dhe integritet të kalojnë edhe vettingun dhe të fillojë kjo strukturë dhe të merren me ata që janë bërë si baballarët e kombit. Do të merren ustallarët e baballarëve të kombit. Ata që ua kanë futur dy këmbët në një këpucë do i detyrojnë.

Peshqit e mëdhenj do ti kemi shpejt? Goditjet e para besoj që do të jenë brenda këtij viti. Hajduti nuk ka ngjyrë, këta janë në një vend. Nuk janë vec e vec për të vjedhur, po të hapësh tefterët e biznese do të shikosh gallatë. Kjo është arsyeja që prej 20 e ca vitesh punojnë 2-3 biznesmenë që kur ka qenë Nano, qeveria ime, por edhe kjo punonin bashkë, që Basha u thotë tani oligarkë.

E kanë mbyllur rrethin. Kur ndajnë me ata i quajnë biznesmenë, kur nuk ndajnë i quajnë oligarkë" tha ai. Por cfarë mendon ai për deklaratat e Metës që e cilëson drejtësinë e re si 'Ramaformë'? "Meta ka votuar për këtë që sot kritikon" tha ai.

Sot, Lulzim Basha u dorëzua nga të gjitha kauzat me të cilat ngriti në këmbë opozitën kundër qeverisë duke pranuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për 3 zgjedhje më 13 tetor. Por Murrizi thotë se për zgjedhjen e presidentit nga populli duhet të bëhen ndryshime kushtetuese, pra 94 vota, por shtoi se opozita në Kuvend nuk i bindet Bashës dhe Kryemadhit.

"Kë ka Basha në parlament që të japë konsensus 94 vota, kur na ka shpallur armiq. Për 39 deputetët e opozitës Basha nuk ka lënë gjë pa thënë. Ku i gjen votat Basha dhe Monika që japin konsensus nga kamerat për 94 votat? Edhe Meta ku i gjen votat, se ai 80 deputetë njeh të ligjshëm? Ka një mënyrë për të ndryshuar ligjin? Hajt ca cojmë në referendum" tha ai.

Si anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore ai konfirmoi se sipas të gjitha gjasave Gjiknuri do të largohet nga bashkëdrejtimi pasi doli te përgjimet e Dibrës. 'Të drejtën e ndan drejtësia, moralin e ndan politika. Morali qëndron që nuk mundet të predikosh moral kur je i atakuar, jo i fajësuar, pasi atë e jep drejtësia. Kjo e bën pis një gjë të mirë që mund të bëjë ky komision. Të vijë një tjetër dhe besoj që po".

Për Murrizin sistemi perfekt do të ishte ai mazhoritar. "Mua më pëlqen sistemi mazhoritar, kokë më kokë 100%. Dëshiroj 100 deputetë. 6 muaj pas 28 nëntorit, i bie që në qershor të jenë zgjedhjet e parakohshme. Misioni që nuk e kam dorëzuar mandatin kam deklaruar se kanë të panegociueshëm ndryshimin e sistemit zgjedhor në këmbim të votës për cdo ligj. Ata nuk njohin Zot dhe besojnë se do të jenë të përjetshëm" përfundoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altini: 16/07/2019 22:06

    Filloi dhe Murrizi si Lalla, qe njehere ne vit dilte e deklaronte hetime te bujshme e cdo gje flinte me bekim nga politika.

    Përgjigju
  • BOLE rexhep leka kasap [ kepi ]: 16/07/2019 20:40

    Ilir meta e verteta e votoi po për vdte hsfoi që është i pari në list. Ilir floriri mendoi që rëmpalla do vazhdoi por tani votimi e rëndo e meta mren do shkoi e me dashuri e qetsi burgun do ta boj.

    Përgjigju
  • Titi: 16/07/2019 18:51

    Brenda vitit? Po keta gjysma Nuk Kane kaluar vetingun qe shkon minimumi deri nga tremujori i pare 2020. Pastaj hetimi I politikaneve kerkon kohen e vet. Keshtu o Murriz, ke folë me ..... kurriz!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja