Kapen dy të rinj në kërkim për pengmarrje dhe laçiani që përndoqi dhe dhunoi ish- të dashurën

Kapen dy të rinj në kërkim për pengmarrje dhe laçiani që përndoqi dhe dhunoi ish- të dashurën

TIRANE-Policia ka arrestuar katër persona për tre ngjarje të ndryshme, dy persona që ishin në kërkim për pengmarrje dhe dy persona të tjerë për plagosje dhe përndjekje. F. M. 35 vjeç dhe S. M. 19 vjeç, banues në Tiranë ishin shpallur në kërkim, pasi në 12.03.2019 u akuzuan për pengmarrje.

Gjithashtu u arrestua nga policia edhe A. Ll. 24 vjeç, banues ne Tiranë person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve. Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha” Tiranë, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta  në kokë dhe trup M. T., 64 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e tretë lidhet me përndjekje dhe dhunë. I arrestuari është A. K. 36 vjeç banues në Laç. Arrestimi i tij u bë pasi ky ishte shpallur në kërkim policor dhe është kapur në rrugën “Myslym Shyri”. Ai ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj për mos u larguar, por ajo e ka bërë kallëzim në polici. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot