Esther Crawford ishte një punonjëse e thjeshtë kur ndau fotografi duke fjetur në dyshemenë e zyrës në selinë e Twitter në San Francisko ndërsa me blerjen e kompanisë nga Elon Musk, ka marrë postin e Drejtoreshës së Menaxhimit të Produkteve.
“Kur ekipi juaj po punon për të kapur afatin, flini aty ku punoni”, shkroi Crawford .
Ishte 2 nëntori kur kompaninë sapo e kishte marrë në pronësi Elon Musk dhe kishte një sërë diskutimesh ndërsa nuk munguan shkurtimet e numrit të punonjësve. Që atëherë Esther Crawford ka bërë karrierë dhe ka hyrë në grupin e vogël të drejtuesve të rrjetit social.
Esther Crawford iu bashkua Twitter-it në vitin 2020 , kur kompania bleu startup-in e saj, Squad , një platformë video chat. Para kësaj, ajo ishte një Youtuber që mbulonte metodat e humbjes së peshës dhe gjithashtu kishte pasur role marketingu në disa startupe të Silicon Valley. Ajo ishte shumë aktive edhe në Twitter.
Muaj më parë, përpara se fotografia duke fjetur gjumë të bëhej virale, ajo ishte vetëm një punonjëse e nivelit të mesëm e cila ishte përgjegjëse për të ndihmuar ndikuesit të fitonin nga prania e tyre në mediat sociale.
Media amerikane Financial Times shkruan se Esther Crawford shfaq në Perch, në një përpjekje për të takuar Elon Musk në ditën e hyrjes së tij të parë në kompani. Ajo u prezantua me pronarin e ri dhe menjëherë paraqiti idetë e saj se si të përfitonte nga pagesat dixhitale në platformë dhe si të ofronte shërbime të reja për krijuesit. Duket se Musk është një nga ata krijues, apo ndikues, me më shumë se 127 milionë ndjekësit e tij që e admiroi shumë iniciativën e tij.
Postimi i Esther Crawford duke fjetur në zyrë
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Beleri bën ‘rrëmujë’ Parlamentin Europian, del kundër partisë së Micotakis për të preferuarin e Elon Musk
4 Shkurt, 17:33
-
SHBA/ Përfaqësuesit dhe senatorët amerikanë protestojnë kundër vendimit të Elon Musk për të mbyllur USAID
4 Shkurt, 10:26
-
Lëvizjet e Trump/ Krisafi: USAID, tashmë ‘luftë’ mes Rubios dhe Musk! GDP e SHBA dhe BE ulet me 0.6% nëse republikani i rrit tarifat Unionit! BE po krijon një 'NATO' pa Uashingtonin
3 Shkurt, 22:06
-
Trump: Musk nuk vendos asgjë pa miratimin tim
3 Shkurt, 19:24
-
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, merr udhëheqjen e USAID-it
3 Shkurt, 18:54
-
'Trump solli një doktrinë të re', ish-ambasadori Nesho: Jo më fuqizim i aleatëve! Deklaratat politike të Elon Musk duhen marrë me rezerva
3 Shkurt, 14:48
-
Thoma Gëllçi: USAID në epokën e Musk dhe Trump, a është kjo fundi i një epoke?
3 Shkurt, 09:35
-
Elon Musk: USAID është organizatë kriminale,duhet të vdesë! Agjencia pezullon nga detyra 2 zyrtarët që ndaluan përfaqësuesit e 'DOGE' të hynin në seli
3 Shkurt, 07:08
-
Bill Gates kundër Elon Musk: Përqafim paranojak i së djathtës ekstreme! Sjellja e tij një 'çmenduri'
28 Janar, 08:37
-
Thoma Gëllçi: 80 Vjet pas Auschwitz-it: Elon Musk dhe shprehja "Këpucar, Rri tek Këpuca!
27 Janar, 09:09
-
Gjermani, Elon Musk, fushatë për AfD-në! Në lidhje video në tubimin e ekstremit të djathtë: Mendoj se mund të vendosë gjithë fatin e Europës ose botës
26 Janar, 16:09
-
Analiza e VOA: Elon Musk dhe historiku i manjatëve në politikën amerikane
24 Janar, 22:15