Genc Prevlukaj dhe Eni Koçi janë shfaqur më romantikë se kurrë me foton e tyre për festat e fundvitit.
Ata kanë dalë pranë njëri-tjetrit duke parë në disa fletë të bardha, të cilat mund të jenë nota apo vargje muzikore, duke qenë se të dy janë këngëtarë.
Genci dhe Eni kanë më shumë se një vit së bashku dhe së fundmi ajo është ndjerë më e lumtur se kurrë kur mori propozimin për fejesë në një organizim surprizë.
Gjithmonë në daljet në publike ata shfaqen të pandarë nga njëri-tjetri.
"Jashte dritareve bore e bardhe..
Brenda ngrohtesi qe vjen nga syte e saj..", ka shkruar Genci krahas fotos.