Ngujimi/ Një grup studentësh kalojnë natën tek Ekonomiku, tek Inxhinieria hyjnë me forcë brenda Fakultetit

TIRANË- Një grup i vogël studentësh kanë vijuar ngujimin tek Fakulteti Ekonomik. Ky grup kanë sfiduar temperaturat e ulëta dhe kanë kaluar natën në ambientet e këtij fakulteti mbuluar me batanije. Ata kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, dhe thonë se do të vijojnë bojkotin e mësimit.

Studentët kanë vendosur që të organizojnë një mbledhje në orën 18:00 për të vendosur se cili do të jetë hapi i radhës. Ata i kanë nisur një letër qytetarëve dhe shoqërisë shqiptare, ku kërkojnë që të mos pengohen në protestën e tyre. Ndër të tjera në letër thuhet se: "Jemi bërë një popull pa shtyllë kurrizore, mos përbaltni dëshirat tona të mira”. Ndërkohë që tek Fakulteti i Inxhinierisë studentët kanë hyrë me forcë në ambientet e Fakultetit, pasi rojet e sigurisë nuk i kanë lejuar që të hyjnë brenda.

Letra e studentëve drejtuar shoqërisë shqiptare

Ndërkohë që një tjetër reagim vjen nga kryeministri Edi Rama që ka thënë se nga nesër në sekretariate do të ketë dy përfaqësues të MASR dhe ministrisë së Financave që do të sqarojnë studentët për pagesën e tarifave. (Lexo këtu).

Një grup studentësh ka nisur të bojkotojë mësimin që prej datës 7 janar. Protesta e studentëve u mbyll pasi qeveria plotësoi kërkesat e tyre përmes Paktit për Universitetin. (Lexo këtu). Punësimi i studentëve të shkëlqyer në administratën publike është edhe një prej vendimeve të marra nga qeveria në fund të 2018-ës si pjesë e "Paktit për Universitetin" (Lexo këtu), pas protestës studentore për 17 ditë më radhë në Tiranë dhe rrethe të cilët ngritën 8 kërkesa, ndër to uljen e tarifës së studimeve apo dhe për kushte më të mira në Universitet dhe konvikte. Ndërsa Qeveria u përgjigj me zero tarifa për ekselentët, fëmijët e familjeve në nevojë dhe me aftësi të kufizuara, përgjysmim për të gjithë studentët e tjerë, investimin 27 mln euro në konvikte, kurse anglishtje falas për studentët, bibliotekë online brenda marsit, përfaqësimin e studentëve në bordet e universitetit, transparencë me buxhetin apo dhe nisjen e punës për kartën e studentit (Dokumenti i plotë i paktit për Universitetin).

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Munchen: 13/01/2019 20:50

    Turp.Mjer keta te gjore qe i perdor politika

    Përgjigju
  • Nari: 13/01/2019 17:59

    Studente kafenesh kane marre ndonje shishe wiski me vehte

    Përgjigju
  • Arbër: 13/01/2019 17:36

    Këta janë ligist të paguar, dhe mjerisht se dëmtojnë zhvillimin e mësimit të rregullt, dhe për këtë sabotim sigurisht se do japin llogari!!!

    Përgjigju
  • Vlora: 13/01/2019 17:20

    boll se nuk ka me lezet e di dhe bufi qe jeni kakerdhit e Mones dhe ickuri Bashes

    Përgjigju
  • Qytetari idealist: 13/01/2019 14:01

    Per huliganet (idealist) do te rekomandoja te mos e cajne tr.....in fare se jane funderina te paguar dhe bythlepires , jane per tu meshiruar.Lerini te hane m...t ,

    Përgjigju
  • Dona: 13/01/2019 13:59

    Doni e rrini atje. Mjaft me deklarata pa emera. Kjo nuk ka kuptim. Per cfare Po ngujohen keta? Cfare po kerkojne kur qeveria I ka plotesuar kerkesat. Shkoni në shkolle, duhet te vazhdoni shkollen e mos bojkotoni shkollen kot fare. Doni te rrini pa shkolle, rrini ne kafenera se ashtu doni. Na zhgenjyet fare ju rinia e universiteteve.

    Përgjigju
  • Gns: 13/01/2019 12:04

    Jo populli.Por huliganet idealist mund te jene pa shtylle kurrizore.

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 13/01/2019 11:51

    te thuash te verteten nuk eshte baltosje.kerkesat tuaja ane plotesuar.realizimi sipas afateve.ju keni dhunuar dhe uzurpuar institucionet publike dhe prseri toleroheni.ju organizoni provokacione,si rasti i vjehrrit te inspirueses tuaj floida kerrpaci.ju shkaterroni objektet publke(sallat e mesimit,orendite e paisjet).ju pengoni me dashje procesin mesimor.doni me per belulin?asnje nuk po ju shan dhe fyen,por po ju bejne thirrje te respektoni ligjet dhe regulloret,t mos beheni pre dhe mish per top e politikaneve te korruktar,si dhe e nje pjese petagogesh qe kan frike nga verifikimet e ardheshme.mos u genjeni se do te merrni nota ne kembim te budallallekut dhe apjekurise tuaj.mendimi juaj kur kthehet ne veprim,cenon dashkejetesen dhe bashkepunimin ne fryme demokratike.jo te gjithe palet kane te drejte.e drejta bazohet le ligje dhe rregulla.nuk jemi ne qe ju paragjukojme,jeni ju qe ne papjekuri paragjukoni dhe beni veprime anarkiste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare