Minatorët e Trepçës kanë ndërprerë punën sot në mëngjes dhe sipas mediave kosovare mësohet se janë ngujuar në njërin prej galerive të minierës në Stantërg. Sipas tyre, minatorët kanë ftuar drejtuesin e kësaj ndërmarrje dhe kërkojnë prej tij sqarime shtesë lidhur me zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës.
“Minatorët nuk e kanë të qartë çfarë po ndodh me Trepçën dhe kërkojnë detaje shtesë nga menaxheri i kompanisë për të ardhmen e tyre”, citohen të kenë thënë burime të afërta me minatorët, duke shtuar se i gjithë zhvillimi i kësaj ndërmarrje ndodh në minierë.

Minatorët e minierës së Santergut i ka vizituar kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, drejtori menaxhues i Trepçës, Ahmet Tmava dhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi. Minatorët iu kanë bërë të qartë vizitorëve të lartpërmendur se ata janë të vendosur të vazhdojnë grevën e tyre derisa dikush prej qeverisë t’i vizitoj dhe të garantojë për kërkesën e tyre të vetme, e cila është që brenda 24 orëve Parlamenti i Kosovës të marrë vendim për ligjin mbi Trepçën e cila e shndërron atë në ndërmarrje publike.

Pas tre seancash të njëpasnjëshme Kuvendi i Kosovës miratoi mbrëmë me 67 vota pro, 3 abstenim dhe asnjë kundër ‘Ligjin për riorganizimin e Ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurinë e tyre’, por pa praninë e opozitës në sallë.
Opozita kundërshtoi unanimisht votimin e projektligjit për shkak se në të nuk ishte përfshirë çështja e minierës së Trepçës, e cila është një pikë e nxehtë në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Heqja e Trepçës nga lista e diskutimeve në Kuvend për kalimin në pronësi shtetërore dhe likuidimin e saj, dhe rregullimi i saj me një ligj të veçantë, është parë si frikë e qeverisë së Kosovës nga kërcënimet e listës serbe për ikje nga koalicioni qeveritar.
Shumë deputetë të opozitës e konsideruan si ndikim të qeverisë nga Beogradi dhe si frikë për përkeqësimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
/Shqiptarja.com

VIDEO