Niada Saliasi: E vështirë të jetosh me rrogë aktori në Shqipëri, duhet patjetër statusi i artistit

Jetesa është shumë e vështirë për aktorët në Shqipëri, pasi shumë gjërat nuk funksionojnë siç duhet. I këtij mendimi është aktorja Niada Saliasi, e cila megjithë vështirësitë, ndjehet me fat që ka zgjedhur profesionin që do. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”Report TV për të folur mbi shfaqjen “Gusht, portret familjar” ku është pjesë e kastit, Saliasi tregoi edhe se si nisi rrugëtimin e saj si aktore si dhe mendimin e prindërve për këtë zgjedhje.

Babi ka qenë pak më i tërhequr përsa i përket botës së artit, sepse është edhe pak natyrë më me këmbë në tokë dhe thoshte që sidomos në Shqipëri është shumë vështirë të bësh art, sepse të jesh aktore, sot të kanë marrë dhe titullin, thonë aktor politik, ty të kanë nxjerrë jashtë loje. Si duket këtë e ka paraprirë babai im dhe nuk ka qenë plotësisht dakord. Babi ka të drejtë. Unë jam me fat sepse përveç pozicionit tim si aktore në TK, kam patur edhe projekte të tjera ekstra që kam mundur ta plotësoj anën time ekonomike pa rënduar tek prindërit. Kurse ka njerëz të tjerë që jetojnë me projekte, dhe të bësh një projekt në vit dhe të jetosh me x lekë, e ta përpjestosh atë në gjithë vitin është shumë e vështirë të ekzistosh. Është shumë e vështirë të jetohet me rrogë aktori, duhet të bësh 2 punë.

Niada Saliasi, aktore

E pyetur ndërkaq nëse politikanët shqiptarë janë aktorë më të mirë se vetë aktorët, Saliasi u përgjigj: Si aktorë po, sepse ata bëjnë aktorin në jetë kurse ne e bëjmë në skenë.

Aktorja foli gjithashtu edhe për vështirësitë e aktorëve në Shqipëri, duke theksuar se nevojitet që të miratohet statusi i artistit, si e vetmja mënyrë për ti dhënë vlerat e duhura dhe rëndësinë aktorëve në Shqipëri. Në 10 vitet e fundit, Statusi i Artistit është përmendur rëndom herë si premtim nga pushtetarët, herë si problem nga artistët pa mundur që çështja të marrë një zgjidhje përfundimtare. E në 10 vite janë ndërruar të paktën tri qeveri bashkë me shumë ministra kulture, por situata është thuajse njësoj si 10 vjet më parë.

Është nja absurditet shumë i madh. Ti kur e çon një projekt qoftë në qendër, qoftë diku ti bën një bordero dhe thua që rolet janë këto dhe pagesat janë këto. Tani vjen tek ty dhe thotë që nuk kam lekë. Mungon edhe fakti i menaxherëve këtu. Nëse do të kisha një menaxher, unë do merresha vetëm me anën artistike.  Këtu nuk ka menaxher dhe duhet ta bësh vetë marrëveshjen me regjisorin dhe  producentin. Që në momentin e parë që ulesh, fjalia është “Nuk kam shumë lekë”. Nuk funksionojnë shumë gjëra por jam me fat që jam në këtë profesion sepse është ajo që dua.

Niada Saliasi, aktore

Aktorja foli në studion e “Rreze Dielli” edhe për lidhjet e saj familjare me aktrimin, dhe faktin që është rritur në një mjedis artistësh duke qënë se të dy prindërit e saj janë piktorë.

Halla e mamit e cila është Liza Vorfi ka qenë aktore e Teatrit Kombëtar dhe një nga themelueset bashkë me Behije Çelën. Si e vogël e kam ndjekur dhe nuk është se e kam projektuar se është ajo aktore dhe unë do bëhem aktore, por ndoshta geni thërret herë pas here dhe e kupton që është ajo gjëja që të pëlqen më shumë. Mund të jetë rastësi, mund të jetë energj, por edhe punë përpjekje, sakrifica pafund , punë e përkushtim pafund për të menduar për rolin dhe për ta bërë atë siç duhet.

Niada Saliasi, aktore

Aktorja Niada Saliasi në studion e emisionit "Rreze Dielli"

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 22/02/2019 14:33

    Zonjushe Naida,ne te gjithe boten aktoret e ne pergjithesi artistat e "nxjerrin punen vet"ju nuk prodhoni te mira materjale e jetoni ne jurriz te tjereve.Me nje fjale jeni buxhetor.Shteti ju paguan ju me te ardhurat e taksave.Ju duhet ta kuptoni kte.Pagesat e mira qe marrin artistat jane ne mvarsi te talentit,punes,numrit te cfaqjeve dhe fitemeve qe produkcenti planifikon te marrin.Hiqeni mendjen prej patave,te ardhurat ta artistave ne pergjithesi jane ne mvarsi te punes e talentit tuaj e lidhur kjo edhe me numrin e spektatoreve qe vijne ne shfaqje.Jetoj jo ne shqiperi prej afro 30vjetesh.Un se paku nuk njoh artist apo gazetar qe te jene I pasur sic jane zakonisht ne Shqiperi.Kto gjana ndodhin vetem ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    6 Dhjetor, 08:38

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Investuan 800 milionë euro për impiantin e ri, përmbytet stadiumi i Everton

VIDEO/ Investuan 800 milionë euro për impiantin e ri, përmbytet stadiumi i Everton