Niada Saliasi: Një “princeshë” në Dance Off

Nata e katërt në “Dancing With the Stars" nuk pati të eliminuar. Kjo ishte supriza që producentja, Holta Dulaku kishte menduar për këtë nate, duke e shpallur në fund të saj që katër çiftet më të pak votuar nuk do të shkonin në Dance off. Vërtet në këtë natë nuk pati eliminime por në javën e ardhshme do të eliminohen dy konkurentë. Dhe dy të rrezikuarit për t'u larguar do të jenë pikërisht katër çiftet, që u shpallen më të pak votuarit në këtë natë. Pra Zhaku, Artan Imami, Niada Saliasi dhe Seldi Qalliu, janë katër konkurrentët që rrezikojnë të eliminohen. Beteja më e fortë do të zhvillohet midis këtyre katër konkurrentëve, por kjo nuk do të thotë se shtatë konkurentët e tjerë që kanë dalë jashtë zonës së rrezikut, mund të rrinë të qetë. Meqënëse pikët e natës që kaloi por edhe javës së ardhshme nuk do të zerohen, mund të kemi në javën në vijim, përkatësisht në javën e gjashtë një përmbysje të rezulatit. Domethënë dy prej çifteve, nga katërshja që rrezikon këtë javë që vjen, shpëton nga eliminimi, mund të ketë mbledhur prej votave të javës shumë më shumë pikë se cdonjëri prej shtatë konkurentëve që janë jashtë zonës së rrezikut. Kështu që beteja e pikëve është e hapur për të gjithë. Mbetet për të parë në këtë të enjtë se kush do të jenë dy më pak të votuarit nga katërshja e shpallur në rrezik këtë të enjte që shkoi. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, aktorja Niada Saliasi, rrëfen emocionet dhe dëshirën për të qënë përsëri pjesë e këtij formati. Bukuroshja, Niada Saliasi, tregon se përveç aktrimit që është profesioni i saj, ajo ka një tjetër hobi dhe ai është kërcimi. “Kërcimi është diçka që unë e dua, ndaj dhe dua të jem pjesë e DWS”, shprehet Niada. Ajo premton se të enjten tjetër do të vijë më sensuale dhe më provokuese për publikun, pasi në arenën e madhe të kërcimit në “Dancing With the Stars”, do të performojë një rumba.

Su/ Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave