Kur bëhet fjalë për të lënë me gojë hapur njerëzit Nicki Minaj nuk e ka aspak problem.
Reperja amerikane është shfaqur me një xhaketë të shkurtër të hapur në pjesën e gjoksit, ndërkohë që nuk kishte veshur reçipeta, ditën e djeshme në shfaqjen televizive “Ellen DeGeneres Show”.
Sigurisht që kjo ka bërë që këngëtarja të ekspozojë më shumë seç duhet.

Nicki ka qenë e ftuar në këtë shfaqje për të promovuar parfumin e saj të ri “Minajesty”.
Reperja është e vetmja femër që bën pjesë në listën e “Hip Hop Cash Sing” përsa i përket të ardhurave të saj nga muzika, të cilat kapin vlerën e 29 milionë dollarëve brenda një viti.
Në këtë mënyrë ajo renditet e katërta në listën ku bëjnë pjesë reperat e njohur dhe të pasur si P Diddy, Jay Z dhe Dr Dre.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com