Nico Williams dhe Barcelona gjejnë dakordësinë, caktohet koha e transferimit në Katalonjë

Nico Williams dhe Barcelona gjejnë dakordësinë, caktohet koha e transferimit në Katalonjë

Nico Williams

Barcelona ka gjetur gjuhën e përbashkët dhe pritet që Nico Williams të jetë lojtari i tyre më i ri.

Sipas Sport, Barcelona ka rënë dakord për kushtet personale me sulmuesin e Athletic Bilbao, Nico Williams në mes të fushatës së Euro 2024. Drejtuesit u takuan me agjentin e tij Felix Tainta dhe ishin në gjendje të finalizonin kohëzgjatjen e kontratës së tij dhe pagat e mundshme në takim.

Por tani Barça përballet me detyrën e vështirë për të rënë dakord për një marrëveshje me Athletic Bilbao për transferimin e anësorit të sulmit. Ai ka një klauzolë lirimi prej 58 milionë euro të futur në kontratën e tij, e cila duhet të paguhet plotësisht.

Të paguajnë kaq shumë me një lëvizje është e vështirë për Barçën, kjo për shkak të çështjeve financiare. Ata do të shikojnë të negociojnë me Bilbaon për të paguar ndoshta një tarifë më të ulët në disa këste.

Nga ana tjetër Nico ka bërë të qartë se kërkon të ketë një ide për të ardhmen deri në javën e parë të gushtit, pasi më pas do duhet të përqëndrohet në sezonin e ri. Topi tanimë kalon në anën e katalanasve.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë