Nicola Sturgeon jep dorëheqjen si kryeministrja e Skocisë

Nicola Sturgeon jep dorëheqjen si kryeministrja e Skocisë

Nicola Sturgeon, kryeministrja e Skocisë

Nicola Sturgeon do të japë dorëheqjen si kryeministrja e  Skocisë pas më shumë se tetë vitesh në këtë rol. Liderja e  Partisë Kombëtare Skoceze pritet të bëjë njoftimin në një konferencë shtypi të organizuar në Edinburg. Nuk mendohet se largimi i saj do të jetë i menjëhershëm, pasi duhet të zgjidhet pasardhësi që do e zëvëndësoj.

Ish-deputeti i SNP-së, Stephen Gethins tha se ishte "i befasuar... dhe i zhgënjyer" nga lajmi.

"Nicola Sturgeon është dikush që ka udhëhequr në një formë ndryshe," tha ai.

Gethins tha se ishte një "punë e vështirë, stresuese" dhe  se ajo e ka bërë më së mir dhe ia ka dalë mbanë, prandaj nuk e priste këtë largim. Deputeti i SNP-së, Steëart McDonald, e përshkroi kryeministren  si "shërbëtorin më të mirë publik të epokës".

Alison Thewliss, deputetja e SNP-së për Glasgoë Central, tha se ajo ishte "absolutisht e mërzitur" dhe e përshkroi zonjën Sturgeon si "një udhëheqëse të pabesueshme". Zonja Sturgeon ka qenë anëtare e Parlamentit Skocez që nga viti 1999 dhe u bë nënkryetare e SNP-së në vitin 2004. Ajo ka qenë ministre e parë që nga nëntori 2014, kur mori postin nga Alex Salmond pas humbjes në referendumin e pavarësisë.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë