SKOCI- Ish kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon u vu në pranga pas disa investigimeve të bëra për fonde dhe financat e Partisë Nacionaliste Skoceze (SNP). Sidoqoftë, ajo u lirua pak orë pas arrestimit pa asnjë akuzë. 

Ish kryeministrja u  akuzua për abuzime me financat në partinë e saj. Sturgeon është vënë nën hetim për të mësuar si u shpenzuan mbi 754 mijë dollarë që i ishin dhënë partisë nga aktivistë dhe ishin caktuar për fushatën e pavarësisë së Skocisë.

2 muaj më herët, u arrestua edhe bashkëshorti i saj, Peter Meller, i cili ishte drejtues ekzekutiv. Ai u arrestua dhe u mor në pyetje së bashku me  Colin Beattie, që kishte detyrën e menaxhimit të financave të partisë.  Më pas u lanë të lirë, në varësi të hetimeve.

 icola Sturgeon shërbeu si kryeministre e  Skocisë për tetë vjet.

Dorëheqja e sa erdhi më 15 shkurt kur tha se e dinte se në mendje dhe në zemër ai ishte momenti për të lënë politikën. Ajo është kryeministrja më jetëgjatë dhe gruaja e parë që mbajti këtë post.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:40
U arrestua pak orë më parë për abuzim me fondet, lirohet pa asnjë akuzë ish-kryeministrja skoceze

1686505292_Capture.JPG

Ish-udhëheqësja e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) Nicola Sturgeon, e cila u arrestua më parë si pjesë e një hetimi për financimin e partisë, është liruar pa akuzë ndërsa hetimi vazhdon.

Ish-kryeministrja Sturgeon u pyet nga autoritetet se çfarë ka ndodhur me 500 mijë paundë donacione që i janë dhënë partisë së saj nga aktivistë të pavarur përgjatë dy viteve të fundit.