Nicole, zemërthyer pas
ndarjes nga Lewis Hamilton

Ka qenë një periudhë e vështirë për këngëtaren Nicole Scherzinger pasi i dha fund lidhjes me garuesin Lewis Hamilton.

Ajo është rikthyer si anëtare e jurisë në edicionin e ri të “X Factor”, ndërkohë që është bërë mjaft emocionale.

Nicole nuk ka arritur ti përmbajë lotët gjatë edicioneve live të këtij spektakli e prekur nga performanca e një konkurenti.

nicole scherzinger

“Ka qenë një vit i vështirë për mua. Unë nuk jam robot, mbi të gjitha jam njeri. Megjithatë gjykimi im do të jetë si një profesioniste dhe jo duke u nisur nga emocionet e mia”, ka thënë Nicole.

Më tej ajo ka theksuar se muzika është pjesë e jetës së saj dhe për këtë ajo jeton me emocionet që fal muzika.

nicole scherzinger

Pavarësisht ndarjes duket se Nicole ende e përjeton ndarjen nga Hamilton.

Ata janë ndarë në muajin korrik të këtij viti me shkakun se distanca mes tyre dhe përkushtimi i tepruar ndaj profesionit po pengonte marëdhënien që të funksiononte siç duhet.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla

Atentati në Vlorë, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla