KANO- Një atentat kamikaz shkaktoi sot të paktën 47 të vdekur dhe 79 të plagosur mes nxënësve të një kolegji në verilindje të Nigerisë, theksoi policia, e cila akuzoi grupin islamik të armatosur Boko Haram.
"Ka ndodhur një shpërthim i shkaktuar nga një kamikaz në një kolegj të Potiskumit, në shtetin Yobe", deklaroi Emmanuel Ojukwu, zëdhënës i policisë nigeriane.
"Ka 47 të vdekur dhe 79 të plagosur mes nxënësve", shtoi ai duke nënvizuar se Boko Haram ishte i dyshuari si përgjegjës për këtë masakër.
"Shpërthimi ndodhi në një kolegj djemsh në Potiskum, kryeqyteti ekonomik i shtetit të Yobes, në një moment ku drejtori i shkollës po bëhej gati t'u drejtohej adoleshentëve, të mbledhur të gjithë para se të fillonte mesimi", sipas një mësuesi dhe një anëtari të ekipit të shpëtimit./ATSH/.