“Policia në Kaduna, në Nigerinë veriore, zbuloi dhe shpëtoi mbi 500 studentë meshkuj të kombësive të ndryshme, përfshirë të fëmijë, viktima të torturave dhe përdhunimeve brenda një shkolle kuranore” – i tha AFP-së një zëdhënës i policisë

"Ne gjetëm rreth 100 studentë, përfshirë fëmijë të moshës 9 vjeç, të lidhur me zinxhirë brenda një dhome të vogël"

Shkolla fetare që kishte për detyrë tu mësonte të rriturve dhe fëmijëve Kuranin, ishte në fakt një shkollë e praktikimit të torturave dhe drogës.

Shkolla Islame ndodhet në zonën Rigasa të qytetit të Kaduna. Pronari dhe gjashtë anëtarët e stafit u arrestuan.

Shumë nga studentët e shpëtuar kishin plagë në shpatulla dhe lëndime të rënda.

Policia gjeti një "dhomë torturash", ku studentët vareshin me zinxhirë dhe rriheshin kur ‘mësuesit’ mendonin se ata kishin bërë ndonjë gabim.