Nigeri, ISIS hakmerret për al-Bagdadin duke vrarë 11 të krishterë, në 10 vjet 36 mijë të vdekur 

Nigeri, ISIS hakmerret për al-Bagdadin duke vrarë 11 të krishterë, në 10 vjet 36 mijë të vdekur 

Masakër ndaj të krishterëve në Nigeri.

Një grup xhihadist i lidhur me ISIS ka ekzekutuar 11 të krishterë në një vend të panjohur në Nigerinë verilindore.

Sipas gazetarit nigerian Ahmad Salkida, ekspert për fenomenin xhihadist në Nigeri, terroristët kanë pretenduar se kanë marrë edhe dy pengje.

Në prag të Krishtlindjes, ISIS ekzekutoi edhe shtatë vetë të tjerë.

Në 10 vjet, kryengritja xhihadiste është përhapur në Nigeri dhe Kamerunin fqinj duke shkaktuar, sipas shifrave të fundit të siguruara nga OKB, mbi 36 mijë të vdekur dhe dy milion njerëz të zhvendosur brenda vetëm në Nigeri, dhe duke shkaktuar një krizë të madhe humanitare në rajon .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja