NIGERI- Militantët islamikë të grupit “Boko Haram” kanë sulmuar një kolegj në verilindje të Nigerisë, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 40 nxënës.

Këtë e kanë deklaruar burime nga policia vendase, ku thuhet gjithashtu se shumë nga viktimat, kanë humbur jetën si pasojë e flakëve të zjarrit që është vendosur në ndërtesë e cila më pas është shkatërruar tërësisht.

Ndërsa disa nga studentët e tjerë janë vrarë ndërsa tentonin të largoheshin.
 
Sipas një zëdhënësi të Forcave të armatosura, Lazarus Eli, sulmi është kryer ndaj kolegjit Buni Yadi, që kishte nxënës nga mosha 11 deri në 18 vjeç.

Burra të armatosur kanë hapur zjarr ndaj nxënësve dhe sipas zëdhënësit ende nuk janë në gjendje të japin një bilanc të plotë të viktimave.

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)