NIGERI – Një sëmundje misterioze shkakton vdekjen e 17 personave
LAGOS, 18 prill /ATSH-AFP/ – Një sëmundje misterioze ka shkaktuar vdekjen e 17 personave në jugperëndim të Nigerisë, të cilët kanë ndërruar jetë brutalisht, deklaroi sot zëdhënësi i autoriteteve lokale. “Shtatëmbëdhjetë persona kanë vdekur nga sëmundja misterioze që prej shfaqjes së saj në fillim të javës në qytetin Odë-Irele, në shtetin e Ondos”, deklaroi zëdhënësi […]
Një sëmundje misterioze ka shkaktuar vdekjen e 17 personave në jugperëndim të Nigerisë, të cilët kanë ndërruar jetë brutalisht, deklaroi sot zëdhënësi i autoriteteve lokale.
"Shtatëmbëdhjetë persona kanë vdekur nga sëmundja misterioze që prej shfaqjes së saj në fillim të javës në qytetin Odë-Irele, në shtetin e Ondos", deklaroi zëdhënësi i shtetit, Kavode Akinmade.
Simptomat e kësaj sëmundjeje misterioze janë dhimbje koke, humbje ekuilibri, turbullime të shikimit duke sjellë vdekjen brenda 24 orëve.
"Kërkimet e kryera deri tani nuk kanë treguar nëse bëhej fjalë për një sëmundje virale apo për sëmundjen e Ebolës", theksoi zëdhënësi.
Ebola, një sëmundje hemoragjike me origjinë virale, ka shkaktuar vdekjen e me shumë se 10 600 personave kryesisht në tre shtete të Afrikës Perëndimore, Liberi , Sierra Leone dhe Guine që prej fillimit të vitit 2014.
Sipas zëdhënësit, specialistët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të Ministrisë nigeriane të Shëndetësisë dhe disa partnerë të tjerë u mblodhën në Ode-Irele për të luftuar kundër infeksionit.
"Katër personat e pare të prekur nga sëmundja misterioze mes të dielës dhe të hënës vdiqën brenda 24 orëve pas shfaqjes të simptomave", shtoi ai.
"Përveç 17 të vdekurve ne nuk kemi zbuluar ende raste të reja 72 orët e fundit. Asnjë pacient që vuan nga kjo sëmundje nuk është shtruar në spital dhe sëmundja nuk është përhapur jashtë qytetit", tha Akinmade.
Në Gjenevë, OBSH-ja konfirmoi simptomat e përshkruara dhe shtoi që, sipas informacioneve që dispononte ajo, numëroheshin 14 raste mes të cilave 12 (ose 13) të vdekur.
Zëdhënësi i OKB-së shtoi se kampione të njerëzve janë dërguar të shtunë në Qendrën Spitalore Universitare në Lagos , ku janë duke u bërë analiza./atsh/
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
55.1%
-
Jo
38.1%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 2392
Lajme të tjera
-
Berisha falënderoi kandidatin e PD në Krujë për tërheqjen, Bejko: Tregues se fshihet pas këtij vendimi
30 Mars, 19:02
-
Plagosi me armë zjarri 60 vjeçaren, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e ngjarjes në Lushnjë (EMRI)
30 Mars, 18:55
-
Kuvendi miraton me 70 vota pro ligjin për tatimin mbi të ardhurat
30 Mars, 18:37
-
Evropiani i tenistëve të vegjël mbahet në Shkodër, mbi 60 sportistë të vegjël për 4 ditë në Shqipëri: E donim fitoren, por u kënaqëm me mikpritjen
30 Mars, 18:31
-
Bejko në Report Tv: Bashkëpunëtorët e mi nën terrorin e Berishës! Nëse s’do pranoja kandidaturën, Alibeaj do jepte dorëheqjen
30 Mars, 18:28
-
I plagosën motrën me armë zjarri, flet vëllai i 60 vjeçares në Lushnjë: Ishim në gjyq sot për tokën, na bënë pritë kur po vinim në shtëpi
30 Mars, 18:25
-
Pësoi dëmtimin që i kushtoi sezonin, Armando Broja nis stërvitjet në palestër pas operacionit në gju
30 Mars, 18:10
-
I emëruar nga Biden për ambasador i SHBA në Tiranë, Kostelancik flet para Kongresit: Çojmë para reformën në drejtësi! Luftë korrupsionit dhe bashkëpunim në mbrojtje kibernetike
30 Mars, 18:08
-
Arrestohet ‘lordi i drogës’ në Paraguaj, hiqej si biznesmen por kishte dërguar 17 tonë kokainë në Evropës! I përfshirë edhe një shqiptar
30 Mars, 18:00
-
Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, plagoset një 60-vjeçare! Vëllai i saj: Na zunë pritë pas gjyqit që kemi për tokën, e njoh autorin (VIDEO)
30 Mars, 17:45
-
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Partisë Demokratike, koalicioni Meta-Berisha do të vijojë garën për zgjedhjet lokale të 14 majit
30 Mars, 17:34
-
Aksident në Vlorë, përplasen dy makina! Dy të plagosur, ambulanca niset drejt vendngjarjes
30 Mars, 17:22