LAGOS - Të paktën 4 persona kanë kanë humbur jetën dhe 50 punëtorë gjenden nën rrënoja, por dyshohet se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë.
 
Ndërtesa katërkatëshe është shembur në Lagos në kryeqytetin e Nigerisë dhe kjo gjë është bërë e ditur nga Kryqi i Kuq. Aksidenti ka ndodhur në një kantier prestigjoz në Victoria Island, që është një nga zonat me kantiere ndërtimi më prestigjoz i vendit.
 
Dëshmitarët kanë shpjeguar se kanë dëgjuar një zhurmë në katin e tretë të kësaj ndërtese, e cila më pas është shembur.
 
Kryqi i Kuq bën të ditur se trupat e pa jetë të rekuperuar, janë të katër punëtorëve. Ndërsa 7 persona të tjerë kanë mundur të shpëtojnë, 3 prej të cilëve në gjendje shumë të rëndë, gjithashtu flitet për shumë persona të cilët kanë mbetur nën rrënoja.
 
Tragjedi të tilla janë të shpeshta në Nigeri, ku mungesa e respektimit të normave të sigurisë, bën që të ndërtohen shumë shpejt ndërtesa pak të sigurta.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)