NIGERI - Të paktën 6 persona kanë humbur jetën pas një sulmi vetëvrasës në një shkollë në veri të qytetit më të madh të Nigerisë në Kano.

Shpërthimi ka ndodhur gjatë momentin që një grup studentësh po kontrollonin listat e pranimit. Sipas një dëshmitari bëhet e ditur se kamikazi ishte i fshehur mes turmës.
 
Autoritetet nigeriane ende nuk kanë konfirmuar për numrin e saktë të viktimave apo personave të plagosur. Por sipas raportimit të agjencisë së lajmeve Reuters bëhet fjalë për 65 persona të cilët kanë humbur jetën dhe për 6 të tjerë që janë të plagosur në gjendje të rëndë.

Ditën e djelë, në të njëjtin qytet ka pasur një tjetër shpërthim, kësaj here në një kishë duke shkaktuar 4 të vrarë.

Grupi terrorist Boko Haram ka marrë përsipër një sërë sulmesh dhe vrasjesh në Nigeri prej vitit 2009. Sipas këtij grupi terrorist arsimi perëndimor është i ndaluar.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)