Ushtria Nigeriane raporton se një grup i aktivistëve të dyshuar të sektit islamik Boko Haram sulmuan një kishë protestante në verilindje të vendit, në qytetin e Dorawa në shtetin Yobe.

Aktivistet hynë brenda në kishë duke vrarë  pastorin dhe dy djemtë e tij.

Para se të largoheshin, terroristët i vunë zjarrin kishës dhe dy shtëpive të tjera që ndodheshin aty pranë.

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)